Hana Cakulit i vidhet password-i në Facebook

March 2, 2013   | Lajmet / Vijesti

Hana Cakuli nuk dirigjon më faqen e saj të Facebookut. Ajo ndër të tjera kërkon ndihmë nga ju, prandaj edhe Lajme nga Ulqini bashkë me gjithë admiratorët e Hana Cakulit do i mbështesim forcat për ti ndihmuar.

Ja pra çka shkruan Hana Cakuli

Njerez, m’ndimoni me e ‘REPORT’ KETE FAQE, nuk e kontrolloj une…e po poston dikush non stop gjana qe une nuk i shprehi ashtu…

flm…
Hana Cakuli

Ja pra edhe disa informata që duhet ta dini:

Gjithnjë e në rritje janë rastet e vjedhjeve të password-eve të Facebook-ut nga ana e hakerëve. Për ‘keqbërësit‘ mundësia është shumë tunduese: mundësia për tu hequr si person tjetër, si edhe të kenë akses në informata personale dhe konfidenciale, të tilla si fotot dhe mesazhet private.

Megjithatë, nuk mund të mbrohemi, nëse nuk i dimë mënyrat me të cilat hackerat veprojnë! Ja pra mënyrat me anë të të cilave mund të vidhen fjalëkalimet dhe këshillat për të mbrojtur veten.

Së pari, një pirat informatik i cili dëshiron të vjedhë një llogari Facebook fillon duke tentuar kombinime të ndryshme të fjalëkalimit, si emrin e të dashurës së viktimës ose datën e tij të lindjes. Ky është informacion që kurrë nuk duhet të përdoret si fjalëkalimin tuaj: Për të mbrojtur veten, duhet të zgjidhni një fjalëkalim të vështirë për tu gjetur, si kombinime alfa-numerike dhe karaktere speciale (!”£$%&/()).

Në rast se pirati nuk do të mund të gjejë fjalëkalimin e viktimës, atëherë do ta kontaktojë me e-mail, duke pretenduar të jetë Facebook. Në këtë rast, o propozon për t’u lidhur me një faqe Web, e cila do të ketë pamjen e njëjtë të Facebook-ut, ku do të nxitet të fusë password-in e përdorur për Facebook. Arsyet e kontaktit mund të jenë të ndryshme, si pss. pretendimi i një keqfunksionimi nga ana e Facebook, ose përditësimi i të dhënave.

Ka edhe metoda të tjera që një hacker mund të përdori për të vjedhur një llogari Facebook. Për shembull, kjo mund të shkelë sigurinë e një faqeje tjetër  interneti ku viktima është regjistruar, të gjejë fjalëkalimin e përdorur në këtë faqe dhe të përpiqet të përdorë atë për të hyrë në llogarinë Facebook. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të përdorni një fjalëkalime të ndryshme për çdo faqe interneti në të cilat regjistroheni.

Një metodë e fundit që përdoret nga piratët për të vjedhur fjalëkalimet është  instalimi i një program kompjuterik që memorizon çdo gjë që shtypet në tastierën e PC-se së viktimës, Keylogger. Në këtë mënyrë, kur të jeni në Facebook, dhe të shkruani fjalëkalimin, ai do të ruhet dhe ti dërgohet piratit. Në këtë rast,  mund ta mbroni veten duke përdorur një antivirus të mirë.

 

YouTube Preview Image