OT e Ulqinit merr pjes në panairin e turizmit në Budapest „UTAZAS” 2013

March 2, 2013   | Lajmet / Vijesti

Organizata turistike e Ulqinit ne Panairin Utazas Budapest.2013Raport nga Panairi i turizmit Budapest „UTAZAS“-prej ( 28.02. – 03.mars 2013)

Në panarin e 36 Ndërkombëtar UTAZAS i cili mbahet prej 28 shkurt deri me 3 mars në Budapest në banakun e perbashkët janë duke marrë pjesë Organizatat lokale turistike të Ulqinit, Tivatit, Kotorrit, Herceg Novit, Budvë, Tivarit dhe Cetinës, ku po prezentohet oferta turistike e qyteteve te lartëpërmendura, si dhe oferta e Malit te Zi në teresi si destinacion turistik.

Prezentimin e përbashkët të organizatave turistike të Ulqinit, Tivatit, Kotorrit, Herceg Novit, Budvës dhe Tivarit e kanë përkrahur shumë afaristë si me prezencën e tyre ashtu edhe me anë të materijaleve promovuese. Prej afaristeve që janë duke marre pjesë në banakun tonë janë hoteli Mediteran nga Ulqini, Rivijera e Budvës dhe Hungest Sun Resort nga Herceg Novi. Ditën e dytë do ti bashkëngjiten edhe Organizatat lokale të Beranes, Plevlës dhe Kollashinit.

Menjëherë ditën e parë të panairit janë mbajtur disa takime pune me përfaqesuesit e agjensioneve turistike dhe turoperatereve: Haris Travel Club, Adria Tours KFT, Holiday Egertourist, Paradis Travel, Kiraly Tours, Delta T – Tours, Thomas Cook, Neckermann, Neverland Travel KFT etj.

Poashtu ditën e parë në banakun e Malit te Zi ka qenë prezent edhe Ambasadori i Malit të Zi në Hungari z. Mirsad Biboviq I cili ka përshendetur me këtë rast të pranishmit që kanë vendosur ta bëjnë prezentimin ne kuadër të një banaku të përbashkët, si dhe sekretarja e Ambasadës zonja Borjanka Simiqeviq.

Vizitorëve të banakut tonë në kuadër të panairit të 36 Utazas është ofruar një numër i madh i materijaleve promovues dhe deri ne fund te panairit pritet nje numer i madh i vizitoreve si dhe nje bashkepunim me to.

Në këtë panair Ndërkombëtar janë duke marrë pjesë rreth 500 ekspozues nga 30 vende te ndryshme, që edhe njëher konfimorn faktin që ky panair ndjek hapat e panaireve të njohur nga regioni.