Ramosaj: Paralajmëron kthim të fuqishëm

March 16, 2013   | Lajmet / Vijesti

Beatrix RamosajPara pak kohësh këngëtarja Beatrix Ramosaj paralajmëroi një pauzë të shkurtër në skenën muzikore. Mirëpo kjo pauzë si duket këngëtares nuk do t’i zgjasë shumë për shkak se ajo po paralajmëron një befasi të madhe për adhuruesit e saj.

“Pas një pauze të shkurtër kam vendosur të kthehem me një surprizë për publikun tim. Faktikisht jam duke u marrë me një projekt, por që për momentin mbetet surprizë dhe ju bëjë të ditur që brenda shumë pak kohëve do të lansohet. Këtë projekt e kam paralajmëruar edhe në faqet e mia në Facebook dhe Twitter” ka thënë ajo për “Zëri”.

Beatrix ka bërë të ditur se ky projekt do të jetë shumë më ndryshe nga ato paraprake, prandaj këtë e quan si një befasi për adhuruesit. “Ky është një projekt që e kam shumë për zemër dhe më pëlqen shumë, prandaj dhe dua që të mbetet surprizë. Mendoj që është diçka krejt ndryshe nga ajo që unë kam bërë deri më sot, gjithashtu është diçka ndryshe për publikun”, shton ajo. Beatrix përveç këngës është e dhënë edhe pas leximit, ajo orët e mbrëmjes i kalon duke lexuar ndonjë libër. Ndërkaq sa i përket kohës së lirë preferon ta kaloj me familjen dhe miqtë e saj.

“Jeta ime është mjaftë dinamike, kohën e lirë e kam mjaftë të kufizuar dhe atë mundohem ta kaloj me familjen dhe miqtë e mi. Ndërkaq sa i përket hobit tim jam e dhënë pas leximit, në çdo mbrëmje preferoj të lexoj ndonjë libër”, thekson ajo. Ndërkaq sa i përket aktiviteteve të lira sportive, këngëtarja edhe pse aktualisht nuk merret me ndonjë sport, ajo pëlqen ta ndjek lojën e futbollit. “Edhe pse nuk e frekuentoj shumë sportin më pëlqen ta ndjek futbollin, por nuk merrem me ndonjë aktivitet të lirë”, shprehet Beatrix në fund.

YouTube Preview Image