Shpifje se Arnita Beqiraj, eshte e dashuruar me modelin nga Ulqini + Foto

March 16, 2013   | Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti

Arnita Beqiraj-Muho UruciSimbas te interesuarit Muho R. Uruçi nga Ulqini këto shkrime jo profesionale nga Gazeta Panorama dhe e percjellun ne mediat tjera të shkruara jan vetëm shpifje dhe asgjë tjetër.

Javen qe shkoi mediat shqiptare kane shkruar per, si thuhet, nje sherr qe ndodhi mes Arnita Beqirajt dhe Muho R. Uruçit, kinse te dy jan në dashuri.

Por,Muho R. Uruçi  menjehere eshte prononcuar per media dhe i ka quajtur keto shkrime, thjeshte trillime dhe eshte ndjer jo mire per kete gje:

“Jam ndier shume keq kur kam kuptuar se ka dale nje lajm i rrejshem per mua dhe Arnita Beqiraj. Ky eshte nje spekulim qe ka dale nga persona te pandergjegjshem te gazetarisë. Une kam reaguar edhe tek gazeta Panorama Plus, mirepo as ata nuk kishin njohuri nga eshte bere ky spekulim. Dhe ne fund kam kuptuar se kjo eshte vetem nje trillim. Une Arnita Beqiraj e kam shoqe dhe mike te mire dhe asnjehere nuk  kam pasur lidhje dashurie me Arnitën”,shprehet modeli ulqinak Muho R. Uruçi.

Foto Muho R. Uruçi Facebook

Lajme nga Ulqini

Ai e quan “miss” dhe ajo “star Hollivudi”, duke shprehur kështu hapur afeksionin që kanë për njëri-tjetrin. 22- vjeçarja nga Vlora, Arnita Beqiraj, ish- Miss Inteligjenca në spektaklin e bukurisë së Vera Grabockës, “Miss Albania 2010”, aktualisht është prezantuese e “Xtra Factor”, një program i “X Factor” në TV Klan. E përmendur si vajza e pasionuar pas politikës, pasi u angazhua në Aleancën Kuqezi, ndërsa ndiqte studimet në Fakultetin e Juridikut në Universitetin Europian të Tiranës dhe po ashtu studimet për Psikologji në Universitetin e Tiranës, ajo tashmë i ka hyrë televizizionit në stilin “talk show”. Natyrisht që dhe nga puna që ka nuk i qëndron larg jetës së aktiviteteve, si janë këto foto të shkrepura në hapjen e një club-i në Tiranë. Ky ka qenë rasti ku ajo ka pozuar me Muhon, një model simpatik nga Ulqini, të cilin e kemi parë edhe si imazh i reklamës “Deka” në televizione. Mesa duket, në një nga këto angazhime të tij në Tiranë ai është njohur me Arnitën. Gjatë këtyre viteve që Arnita është shpallur miss, është përfolur vetëm një herë për lidhje me Lorik Canën, histori për të cilën ajo nuk pranoi të fliste asnjëherë.

Panorama / Bota Sot