Rikthehet Rita me zërin e saj magjeps! – Video

March 20, 2013   | Intervista / Intervju

Rita Lulgjuraj-kengetarengaulqiniKëngetarja Rita Lulgjuraj tashmë e njohur për publikun shqiptarë,me zërin e saj magjeps, pas një pauze të gjatë, ka publikuar në kanalin YouTube coverin e këngës “Blue Jeans”. Këngetarja shumë simpatike,me vizjone të gjëra në këtë drejtim, flet për fillimet e saja dhe planet për të ardhmen.

Kush e zbuloj talentin tënd,dhe kur?
– Prindërit e mi ishin të parët që vërejtën prirjen time për muzikë, që në fëmijëri, dhe kështu fillova të ndjek shkollën e ultë të muzikës në Ulqin.

Kush të mbeshtetë më fuqishem në këtë rrugetim muzikor?
– Përpos dëshirës dhe vullnetit tim , gjithmonë më ka përkrahur familja ime dhe ju jam shumë mirënjohëse për ktë.
Duke marrë parasyshë që jeni studente, dhe koha e lirë është shumë e kufizuar, sa kohë ja kushtoni muzikës?
– Po jam studente e vitit të dytë të fakultetit të drejtësisë në Podgoricë, dhe mund të them se jam tej mase e angazhuar me ligjerata dhe provime. Për shkak të këtyre rrethanave dhe obligimeve të shumta nuk kam dhe aq kohë t’i kushtohem muzikës, sa kisha pasur dëshirë. Mirëpo mundohem që kohën e lire ta shfrytëzoj maksimalisht për t’iu kushtuar muzikës.
Publiku të njeh si një vokaliste dhe pianiste që nga femijerija,mund të na e përshkruash pak rrugëtimin tënd në këtë lami,që nga hapat e para e deri sot?
– Po që nga fëmijërija fillova të merrem me muzikë. Përfundova shkollën e ultë të muzikës për piano dhe isha anëtare e rregullt e korit. Kam përfunduar me sukses një vit solokëndimi, që më ka ndihmuar shumë. Mora pjesë në Rin & song contest 2010 , Ulqin ku ndamë çmimin e parë unë dhe kolegu im Aldin Zhygjeli. Pas këtij manifestimi të mrekullueshëm vazhdoi rrugëtimi im muzikor drejt rrugës së Durrësit, ku u ndava me çmimin e tretë në festivalin e 6-të ndërkombëtarë të muzikës për të rinj. Poashtu nuk ka munguar as kënga jonë e parë në gjuhën shqipe “ Kurr se kam besu “ me të cilën jemi ndarë të kënaqur unë dhe kolegët e mi Arian Zati dhe Gazmir Truma .

Sa kohë ke punuar në coverin e këngës “Blue Jeans”,dhe pse pikerisht kjo këngë?
– Meqenëse këtë këngë e ndëgjoj mjaft shpesh në kohën e lirë, ka një melodi interesante si dhe mjaft e frekuentuar në media, më lindi idea dhe ajo ishte pikërisht kjo “pse jo një cover” ? Dhe normalisht jam munduar që ti kushtohem sa më shumë
Rita Lulgjuraj-kengetarengaulqini.1

Kush e përpunoj muzikën e këngës së njohur “Blue Jeans”? Kë perdorur stilin tënd në këtë cover,apo je munduar ta këndosh ne origjinalitetin e saj?
– Për përpunimin e kësaj kënge falenderoj tej mase kompozitorin e mirënjohur nga Ulqini, Gëzim Gjekaj me të cilin pata një bashkëpunim shumë të mirë. Gërshetuam idetë për një realizim sa më të suksesshëm të cover-it . Pikërisht ai ishte dhe qëllimi im ta sjell ktë këngë në stilin tim.

Cdo vitë zhvillohen show televizive për talentet e rinjë, a do të jeshë pjesë e ndonjërit nga këta show,vitin e ardhshem?
– Dëshira është e madhe por për momentin jam shumë e kufizuar nga koha , por do mundohem që të marrë pjesë në ndonjërin prej tyre.

Dhe për fund,cilat janë synimet për të ardhmen?
– Si synimet e çdo njëriut që merret me muzikë është të realizojë këngë të vetën ,ashtu edhe unë do punoj drejt realizimit të atij qëllimi.

Faleminderit për intervisten!

Arbra Kurmemi