Bahri Brisku feston 80 vjetorin

March 21, 2013   | Kulturë / Kultura, Shoqëria / Društvo

Bahri Brisku Feston 80 vjetorin.1Bahri Brisku ka festuar të ejten e kaluar 80 vjetorin e tij të lindjes por të njejten ditë u be dhe perurimi i librit “Këngë popullore të shqiptarëve në Mal të Zi”. “Nderi i Kombit” e festoi ditëlindjen e tij tek shtëpia, ndërkohë që urimet e shumta nga miqtë e kolegë i mori përmes telefonit dhe postimet të urimeve në faqen e tij në Facebook.

Bahri Brisku lindi më 14.03.1933 në Ulqin. Shkollën normale e kreu në Shkup më 1954, kurse shkollën e lartë pedagogjike (gjuhë dhe letërsi shqipe) po ashtu në Shkup, më 1957. Studimet në grupin e Letëtersisë Jugosllave dhe Botërore i kreu në Fakultetin Filozofike të Shkupit, më 1961.
Bahri Brisku Feston 80 vjetorin
Në Prishtinë ka kryer studimet pasuniversitare. Po këtu ka mbrojtur tezën e magjistraturës (të kandidatit të shkencave në temën “Lirika popullore në trekënshin” UIqin ‑ shestan ‑ Bregu i Bunës”. Tezën e doktoraturës “Deti dhe detarët në letërsinë popullore shqiptare” më të cilën fiton gradën shkencore Dr. i shkencave filologjike, e ka mbrojtur ne Universitetin e Kosovës. Për bindjet e tija politike kombëtare ka qen përherë i ndjekur dhe është dënuar disa herë nga ish pushteti bolshevik, i cili as nuk lejonte që të botoheshin punimet dhe studimet e tia. Ka punuar si pedagog dhe gazetar ne Kosovë e gjetiu. Është mbledhës dhe studiues i folklorit. Nëpër revista dhe publikime të tjera ka botuar afër një qind studime nga lëmit e ndryshme shkencore. Ka botuar poezi dhe proza për fëmijë. Tani ka përgatitur për shtyp : “S’ka liri pa bashkim kombëtar”, (Studime dhe intervista) dhe “Deti dhe detarët në historinë dhe në letërsine popullore shqiptare”. Pjesa ma e madhe e studimeve që po i publikon në veprën “Gjurmime Shqiptare”­ kanë qenë botuar nëpëra revista shkencore.

U Magjistrua në Universitetin e Prishtinës me temën: “Lirika popullore në trekëndëshin Ulqin-Shestan-Bregu i Bunës”, më 1986. Ndërkaq, më 1990 mbrojti tezën e doktoratës me temën: “Detin dhe detarët në letërsinë popullore shqiptare”.

Ka qenë gazetar shumëvjecar i Rilindjes dhe kryeredaktor i revistës “Horizonti”. Ka botuar fejtonet: “Shkrimtari botëror Servantesi rob në Kalanë e Ulqinit”, “Mozaiku i mbretëreshës Teuta në Risan dhe ishulli i saj pranë Visit”, “Detarët mbarëshqiptar në legjenda dhe krijme popullore” etj.

Në shumë mediume në Kosovë, në Maqendoni, në Mal të Zi dhe në Shqipëri ka botuar mbi 200 artikuj e trajtesa shkencore të fushave të ndryshme, sidomos nga folklori dhe etnologjia.
Bahri Brisku_Perurimi i librit ne Ulqin

Ai ka marrë pjesë me kumtesa në shumë tubime shkencore ndërkombëtare, ku janë trajtuar çështjet e ndryshme të folklorit.

Dr. Bahri Brisku ka botuar deri tani veprat: “Rudina magjike”, “Studime shqiptare”, “Lirika popullore në trekëndëshin: Ulqin – Shestan – Bregu i Bunës”, “Deti dhe detarët në letërsinë popullore shqiptare”, “Kusarët dhe detarët shqiptarë dhe kontributi i tyre në mbrojtjen e autoktonisë shqiptare”, “Gjurmë dhe hije” (roman), “Polemikë lidhur me falsifikimet shkencore kundra shqiptarëve të Kapllan Buroviqit”.
Bahri Brisku_Perurimi i librit ne Ulqin.1

Në perurimin e libritDr. Bahri Brisku ka botuar librin “Këngë popullore të shqiptarëve në Mal të Zi”.

Në libër janë përfshirë 475 këngë, të cilat autori i ka mbledhur nga këngëtarë të të gjitha trevave ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi. Këngët janë ndarë sipas tematikës në 14 kapituj: Ninulat, Këngë dhe lojra të fëmijëve, Këngë satirike, Këngë pune, Këngë dashurie, Këngë dasme, Këngët e Rilindjes Kombëtare, Këngë popullore për ngjarjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Vajtimet, Këngë të ndryshme, Këngë të mërgimit, Këngë baladike (baladat), Këngë qytetare dhe Epika (Këngët kreshnike).

Në parathënien e librit, autori thotë se krijimtaria artistike popullore, kjo pasuri e madhe shpirtërore, ka mbajtur gjallë fantazinë krijuese kombëtare nëpër shekuj. Ashtu si dhe krijimet e tjera të shqiptarëve në Mal të Zi, ajo prezanton një begati të konsiderueshme të kulturës sonë gjithëkombëtare. Megjithëse pjesa më e madhe e kësaj krijimtarie ngjan me krijimet e hapësirave të tjera shqiptare, në thesarin e këtyre prodhimeve poetike popullore të shqiptarëve në Mal të Zi qartas hetohen edhe krijime individuale, origjinale, me të cilat pa hamendje begatohet folkloristika mbarëkombëtare dhe ajo universale.

 Prezantimi puna dhe aktiviteti i këtij veprimtari të madhë dhe nderi i kombit më tepër ne faqen e Facebookut.

Bahri Brisku Facebook

Lajme nga Ulqini