Ura e Klleznës të evidentohet në regjistrin e monumenteve të kulturës

March 21, 2013   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Ura e Klleznes_Ana Malit_Ulqin.1 Ura e vjeter e Klleznes

Kjo urë është ndërtuar prej guri mbi përroin e Megjyreçit, në vitin 1696, në Klleznën e Sipërme (komuna e Ulqinit). Ajo ka këto dimensione: gjatësia 12m, gjerësia 3.60m, lartësia nga fundi i lumit 9.26m, trashësia e gurëve te çelësi 80cm.

Që nga ndërtimi i saj nuk është bërë ndonjë intervenim apo restaurim i saj, ndërsa në vitin 1982 ajo pësoi goditje, sepse mbi urë, pasi u hoqën gurët, u vendosën gypat e ujësjellësit të Millës, duke krijuar kanalin përkatës. Por për fat ura nuk pësoi dëme të mëdha, edhe pse një gjë e tillë ka mundur të ndodhë. Ndërkaq sikur të kishte pasur trajtimin e monumentit të kulturës, një gjë e tillë nuk do të ki-shte ndodhur. Prandaj vlerësoj se është e udhës që pushteti vendor i Ulqinit të marrë iniciativë që ura e Klleznës të evidentohet në regjistrin e monumenteve të kulturës dhe si e tillë të këtë mbrojtje li-gjore. Vetëm në këtë formë do të dëshmonim në praktikë se dëshirojmë të ruajmë dhe të përkujdesemi për këto pak monumente që ekzistojnë në mjedisin tonë.
Ura e Klleznes_Ana Malit_Ulqin

Ndërsa, me rastin e ndërtimit të rrugës Ulqin-Krythë në vitin 1954, pranë kësaj urë është ndërtuar ura e re për qarkullimin e mjeteve të komunikacionit, dhe nga ajo kohë ura e vjetër humbi vlerat e mëparshme duke u bërë dytësore.
Ura e Klleznes_Ana Malit_Ulqin.2

Për ndërtimin e kësaj urë është një rrëfim interesant që u përcoll brez mbas brezi deri në ditët tona. Thuhet se mjeshtri i cili e ka ndërtuar këtë urë ka qenë nga Dibra. Atij kjo punë i është ofruar nga klleznorët; ai ka thënë se gëlqerja e cila do të përdoret për ndërtim duhet të qëndrojë në gropë 15 vjet. Mbas kësaj periudhe, mjeshtri dibran dhe një punëtor tjetër e kanë ndërtuar këtë urë. Pas kryerjes së punës, mjeshtri është vrarë dhe është varrosur në afërsi të xhamisë, ku edhe sot ekziston varri.

Burimi: Xhamia Klleznes Ulqin Facebook