Greta Koçi kërkon sukses edhe në politikë

March 25, 2013   | Lajmet / Vijesti

Nuk dimë se sa po i ecën fusha ta elektorale këngëtares Greta Koçi, e cila siç kemi thënë, është kandidate për deputete në Qarkun e Shkodrës. Por, vajza e cila e ka lënë për pak kohë muzikën dhe i ka hyrë me shumë seriozitet politikës, nuk harron që të jetë edhe aktive në rrjetet sociale, ku në “Facebook” shkruan konkretisht kështu:
gretakoci

“Nuk ka vlerë të thoni “ne po bëjmë më të mirën që mundemi”. Suksesi arrihet duke bërë atë që është e nevojshme!” . Këtë koment me siguri që Greta nuk e ka për veten, por mesa duket këshillon njerëzit që e duan, pasi shihet se ajo kërkon po atë sukses që ka në fushën e muzikës edhe në politikë.

Vipat.Info
YouTube Preview Image