Pse manipulohet me borxhet e komunës së Ulqinit?

March 26, 2013   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

KOMUNA E ULQINITDeklarata për shtyp

 

PSE MANIPULOHET ME BORXHET E KOMUNËS SË ULQINIT?

Në periudhën e kaluar, sidomos pas marrjes së detyrës nga pushteti i ri lokal në Komunën e Ulqinit në opinion është krijuar mendimi për borxhe të theksuara të Komunës në të gjitha pikat. Por, edhe pas 540 ditë qeverisje, ne nuk fituam të dhëna të sakta për këtë gjë, ndërsa, siç shihet tani, është manipuluar gjatë mbi këtë temë, kështu që shpesh janë përmendur shifra të borxhit që shpesh kalonin shumën prej 22 milion euro.

Me qëllim të lajmërimit sa më të mirë të publikut njoftojmë qytetarët që në pyetjen e deputetit të Malit të Zi Pozitiv, mr. Dritan Abazoviq, drejtuar Ministrisë së Financave, gjegjësisht ministrit Radoje Zhugiq për borxhet e Komunës së Ulqinit, është fituar përgjigja precize që borxhi në total i Komunës së Ulqinit, i mbyllur me datën 31.12.2012, është 6.22 milion euro. Të dhënat që ka Ministria në dispozicion, për çudi, janë marrë pikërisht nga Komuna e Ulqinit dhe janë treguar në raportin për vitin 2012.

Sipas pikave kjo duket kështu:

 

I Obligimet për të dalurat rrjedhëse                                                                     3,276,477,27

Obligimet për të ardhurat bruto dhe kontributet në barrë të punëdhënësit 1,671,288,65

Obligimet për të ardhurat tjera personale                                                            29,750,00

Obligimet për të dalurat rrjedhëse                                                                         1,575,498,62

 

II Obligimet për transferet për mbrojtje sociale                                                 0.00

III Obligimet për transferet institucioneve, individëve, OJQ                            78,348,52

IV Obligimet për investime kapitale                                                                      17,365,15

V Obligimet për huazime dhe kredi                                                                       2,847,160,65

a)      Pjesa kryesore          1,975,297,71

b)      Kamata                         871,862,94

VI Obligimet nga rezerva

 

Obligimet e pa shlyera në total:      6,219,351,59

Me qellim të informimit të drejtë të mëtejshëm të publikut, por edhe për arsye të transparencës së punës së qeverisjes lokale me të cilën ajo shpesh lavdërohet, do të ishte shumë e rëndësishme që dikush nga zyrtarët lokal ti komentoi këto të dhëna, si dhe nëse ato nuk janë të sakta të na ofroj informata tjera të korrigjuara. Sa i përket lëndëve gjygjësore  kundër Komunës së Ulqinit, e që poashtu janë temë e bisedave kafenesh lidhur me borxhet, jemi të mendimit që ato nuk duhet të keqpërdoren për qëllime të politikës ditore sepse ato akoma nuk kanë fituar epilogun përfundimtar. Nga ana tjetër, do të ishte e dobishme që nëse kishte keqpërdorime nga ana e qeverisjes së kaluar, ato që e keqpërdoren pozitën të emërohen dhe të japin përgjegjësi, përndryshe barra do ti bie edhe qeverisjes aktuale. Do të na vinte shumë keq sikur zyrtarët e Komunës të mbrojnë partnerët e tanishëm apo të ardhshëm të koalicionit, sepse në këtë mënyrë nuk i ndihmojnë as vetes as qytetit, ndërsa pengojnë qytetarët e Ulqinit që nga to kishin pritshmëri të madhe. Poashtu, mos të harrojnë që në këtë mënyrë bëhen bashkëpunëtor në keqpërdorime. Ulqini në të vërtet ndodhet në situatë të vështir, por është jokorrekte si ndaj qytetarëve ashtu edhe ndaj komunës që politikat e gabuara të arsyetohen me manipulime dhe përhapjes së konfuzionit shoqëror lidhur me gjendjen e drejtë të gjërave. Shpresojmë që pas shfaqjes së këtyre të dhënave, qeverisja lokale do të jap shpjegime të duhura, që më nuk do të ketë deklarata paushall lidhur me borxhe dhe që në këtë mënyrë do të mbroj autoritetin e lëkundur të saj. Njerëzve duhet ti tregohet e vërteta si do që ajo është, e arsyetime për mossukseset e veta eventuale të kërkohen në ndonjë adresë tjetër.

Ulqin, 27 mars 2013                   

 

Prof. Safet Beci

Anëtarë i Këshillit Qendror të MZP nga Ulqini