Shasi mund të shndërrohet në muze arkeologjik – Video

March 26, 2013   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Qyteti i lashte i Shasit.1Shumë turist nga viset tjera të botës kan thënë se falë vlerave historike, arkeologjike, natyrore, etj, rrënojat  arkeologjike të Shasit po ndikojnë në zhvillimin e një turizmi masiv në këtë zonë.

“Gërmimet e bëra gjatë viteve në qytetin e lasht të Shasit, duke përfshirë edhe ekspeditat e fundit arkeologjike, kanë nxjerrë në dritë një sërë zbulimesh interesante, të cilat do të pasqyrohen në një muze arkeologjik, që mund të ngrihet në fshatin Shas, afër kësaj pike arkeologjike”, ka thënë një arkeolog  hungarez, gjatë një vizite që i ka bërë Shasit.

“Ky sit arkeologjik përfshin një sërë vlerash arkeologjike dhe natyrore, të cilat po tërheqin edhe vizitorët e huaj”, ka thënë ai gjatë qëndrimit të tijë në Ulqin.

Pika arkeologjike e  Shasit duhet të tërheq gjithnjë e më shumë jo vetëm interesimin e grupeve turistike, por edhe historianëve e arkeologëve vendas dhe të huaj. Mes të tjerash, duhet promovuar edhe idenë e çeljes së një muzeu arkeologjik në këtë zonë.
Qyteti i lashte i Shasit.3

Gjatë sezoni turistik, Shasi duhet të jetë pjesë e guidave të operatorëve turistikë vendas dhe të huaj.

Shasi eshtë i vendosur në një pozicion të favorshëm dhe dominues, zona është mjaft tërheqëse dhe niveli i jetesës konsiderohet i kënaqshëm. Disa investime investime duhet kryer, ndërsa të tjera shihen si mjaft prioritare, siç është segmenti rrugor që lidh qytetin e Ulqinit me Parkun Arkeologjik të Shasit. Një përmisërim i saj do t’i jepte një hov të ri zonës, sidomos për zhvillimin e turizmit ditor.

Aktualisht, komuna nuk siguron asgjë  fites, ndërsa banorët i sigurojnë të ardhurat e tyre nga bletaria, blegtoria, bujqësia dhe prodhimet artizanale autoktone. Të gjitha prodhimet artizanale, krahas motiveve të tyre autoktone, do të kenë edhe imitacione të figurave dhe objekteve të zbuluara gjatë gërmimeve arkeologjike të qytetit antik të Shasit. Ky biznes shihet si mjaft fitimprurës dhe tashmë duhet  hedhur edhe hapat e parë.

Si një biznes mjaft fitimprurës, që po tërheq vëmendjen e të huajve, gjatë viteve të fundit janë edhe prodhimet artizanale. Të njohur për prodhimet e tyre tradicionale, si sixhadet, qilimat, velenxat, etj., Ana eMalit po e shfrytëzojnë këtë, jo vetëm për të rritur të ardhurat e tyre, por edhe si një mundësi për të ruajtjur traditën e tyre të trashëguar në vite.

Shasi eshtë i vendosur disa kilometra larg qytetit të Ulqinit, në një pozicion dominues, qytetërimi i lashtë vazhdon të paraqes interes. Zbulimet e kryera në të, tashmë janë objekt i imitacioneve, për të gjitha prodhimet artizanale autoktone.Një nga zbulimet më të rëndësishme do ishte” Figura e Shasit”, por edhe i mjaft prej objekteve, të cilat qytetërimi i lashtë, për shekuj i ka ruajtur në gjirin e vet dhe të dala në dritë gjatë gërmimeve arkeologjike do të jenë objekt i imitacioneve, të punimeve artizanale që duhet të fillohet që tani.
Qyteti i lashte i Shasit.2

Duhet ngritur një kompleks të artizaneve në Anë të Malit, po shihet mundësia edhe e ngritjes së reparteve të tjerë, atij të gdhendjes në dru dhe derdhjes në bronx të qytetit të lashtë të Shasit. Të gjitha prodhimet dhe objektet që do të përftohen nga gdhendja e drurit dhe derdhja e bronxit do të tregtohen së bashku me ato të prodhimeve artizanale të “Artizaneve të Anës Malit”. I gjithë ky lloj biznesi, jo vetëm që do të rrisë të ardhurat, por do të krijojë premisa për rritjen e vizitorëve dhe të zhvillimit të turizmit ditor në Anë të Malit. Të gjitha suveniret që do të hidhen në treg, pavarësisht se do të jenë imitime, do të përafrojnë me ato autentike. Të paraqitura në një version të ri, padyshim që ato do të ngjallin interesin e blerësve vendas dhe të huaj. Gjithkush që do të shkojë e do të vizitojë Shasin do të ruajë prej saj një relike, qoftë ky edhe imitacion, pasi kjo shihet si një mundësi për t’i rikthyer asaj shkëlqimin e dikurshëm të një qytetërimi, të cilën Shasi e ngriti në nivelet më të larta ekonomike, kulturore dhe artistike, të asaj kohe.

Ai popull që e harron historin ,veshtire do ta kujtoj të ardhmen……..