OT e Ulqinit merr pjes në panairin e turizmit në Sarajevë

March 28, 2013   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Organizata Turistike e Ulqinit ne SarajevePanairi në Sarajevë 27.03.2013

Në panairin ndërkombëtar të 36 i cili mbahet në kuader të manifestimit Ditët e turizmit në Sarajevë prej datës 27 deri me 29.03.2013, Organizata Turistike e Ulqinit eshte duke marre pjese në bashkëpunim me organizatat lokale bregdetare të Herceg Novit dhe Tivatit si dhe me organizatat lokale nga veriu i Malit të Zi. Prezentimin e përbashkët të organizatave lokale e ka perkrahur një numër i madh i afaristëve si me ane të materijaleve promovuese por edhe me prezencen e tyre. Prej afaristëve ofertën e vet turistike kanë vendosur ta prezentojne Htp Plazhi i madh, hoteli Mediteran, agjensia turistike IN Montenegro Travel, Institucioni i Igalos si dhe hoteli Hungest Sun Resort nga Herceg Novi. Duhet përmendur që ditën e parë banakun tone e ka vizituar edhe drejtori i Organizates Nacionale Turistike në Sarajevë  Faruk Çaluk.

Diten e pare vizita ka qene shume e mire dhe banakun tone te perbashket e kane vizituar shume agjensi turistike qe kane shprehur kenaqesine dhe gatishmerine te bashkepunojne me afaristet nga qyteti yne.
Organizata Turistike e Ulqinit ne Sarajeve.1

Me qëllim të një promovimi më kvalitativ dhe për të njohur publikun boshnjak me të rejat e ofertës turistike të Malit të Zi, ditën e dytë kane qene prezente medijat më të njohur të Bosnës sic jane TV kantoni i Sarajeves, TV Vogoshqa, radio Dnevni Avaz etj, ku eshte bere një shoqërim me gazetarë me prezentimin tradicional të verërave dhe specijaliteteve malazeze. Organizata Turistike e Ulqinit e ka prezantuar qytetin si një destinacion turistik atraktiv per pushim aktiv dhe meqenëse viteve te fundit numri i turistëve nga Bosna dhe Hercegovina është shumë i madh, tregu i Bosnes është shumë i rëndesishëm për ne kështu që planifikohet edhe pjesëmarrja në panairin e Lukavcit (Kantoni i Tuzlës) i cili është njëri ndër panairet më të rëndesishëm në Bosnë i cili do të mbahet prej 9 deri me 11 maj të këtij viti.

Ky panair ka vertetuar interesimin e madh te turisteve nga Bosna per Ulqinin dhe ata kane shprehur deshiren qe edhe kete vit pushimet e tyre ti kalojne ne qytetin tone.

Sipas të dhënave statistikore gjatë vitit 2012 qytetin tonë e kanë vizituar 7.240 turistë nga Bosna të cilët kanë realizuar 61.385 fjetje, mirepo pritet qe ky numer kete vit te jete edhe me i madh.

 

Shërbimi i Organizatës Turistike