Fabrika Kurti fiton shpërblimin e Artë në “EXPO TROPHY 2013” Budva – Video

March 29, 2013   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Zlatna plaketa  za Fabriku Namještaja Kurti Doo – UlcinjNdërmarja Kurti mori pjesë në panairin e mobiljeve “EXPO TROPHY 2013” që u mbajt në Budve, ku dhe u shpërblye me vendin e parë me plaketën e artë  “EXPO TROPHY 2013” për kualitetin që dispononte Fabrika Kurti.

Kjo ndërmarje meret me përpunumin e drurit dhe si produkt final nxjer prodhimet e ndryshme nga druri siç janë: mobiljet, kuzhinat, paradhomat, dhoma fjetjesh etj.
Qëllimi kryesor i pronarit Kabil Kurtit në fillim ishte që ta zvogëlonte papunsinë e cila ishte në një numër mjaft të madh në Ulqin, si dhe me hulumtimin e tregut ai vërejti se qytetit tone i mungonte një ndërmarjë e tillë prandaj edhe ishte shumë i vendosur që të arrinte këtë qëllim ku më në fund dhe ja doli.
Në një intervistë te pronarit Kabil Kurti u deklaru se duke u bazuar në rezultatet e deritanishme që i ka treguar ndërmarrja,  suksesi nuk ka munguar mirëpo asnjëherë nuk duhet kënaqur me atë që kemi arritur por ç’do herë duhet të kërkojmë që të ngjitemi sa më lart.
Zlatna plaketa  za Fabriku Namještaja Kurti Doo – Ulcinj .1

Diçka për panairin “EXPO TROPHY 2013″në Budve

Në panair “EXPO TROPHY 2013″ne Budve ka pasur mundësi të shikohen trendet më të reja në prodhimtarinë e mobiljeve për shtëpi, për kuzhinë, banjo, dhoma gjumi, dhoma fëmijësh, mobilje për zyra, mobilje për objekte publike, për industri dhe ngjashëm.

Në Panairin e Budves u mbajt Panairi ndërkombëtar për mobilje, në të cilin edicionin te sivjetëshem u prezantuen  shumë ekspozues të drejtpërdrejtë nga vendi dhe vendet e huaja.

“Ky është ndër manifestimet më atraktive të panaireve ne Budve, vend i shkëlqyeshëm për fillim të bashkëpunimit midis kompanive vendore dhe të huaja.
Fabrika Kurti fiton shpërblimin e Artë në -EXPO TROPHY 2013-Budva

Në panair “EXPO TROPHY 2013″ne Budve  ishin te pranishme edhe kompani tjera nga Ulqini, Maqedonia, Kosova, Serbia, Kroacia, Bosna dhe Hercegovina etj.

Në ketë panair pati mundësi të shikohen trendet më të reja në prodhimtarinë e mobiljeve për shtëpi, për kuzhinë, banjo, dhoma gjumi, dhoma fëmijësh, mobilje për zyra, mobilje për objekte publike, për industri dhe ngjashëm.

Vitin e kaluar këtë manifestim të panairit e kanë vizituar mbi 30.000 vizitorë, ndërsa këtë vit presin në gjashtë pjesët e panairit të tërheqin numër më të madh të vizitorëve. Ajo konsideron se kjo ka të bëjë me nevojën për disenjin e ri, për ndryshim, adaptim të shtëpive të tyre…

Tradicionalisht u nda çmimi për prodhuesit dhe tregtarët, ndërsa është parashikuar edhe çmim shpërblyes për vizitorët.

YouTube Preview Image