Bahri Brisku – Letërsia shqipe në Mal të Zi (3) – Shkrimtarë me origjinalitet krijues

March 30, 2013   | Anketë / Anketa

Bahri Brisku_ulqin.1Krijimet letrare të kohës më të re

Letërsia e shqiptarëve në Mal të Zi, ashtu si edhe te shqiptarët që jetojnë në rajone të tjera, rrënjët e saj i tërheq nga letërsia popullore, e cila me shekuj ka mbajtur gjallë shpirtin artistik.

NJË DITË PRANVERE – është romani i shkrimtarit të ri dhe të talentuar Enver Mollabeqiri. Këtë roman e botoi Aurora në Ulqin më 2010. Ky është një roman i shkurtër, me rreth 100 faqe por që lexohet me ëndje. Disponon një përmbajtje tej interesante për lexuesit e rinj. Ngjarja e kësaj proze është lokalizuar në dy pika interesante të Ulqinit. Në mes të Kepit të Mendrës dhe Kepit të Gjeranave…

Pika qendore e këtij romani, zhvillohet në kohën kur të rinjtë e Ulqinit, bënin përpjekjet e para për të njohur vetveten! Personazhet e këtij romani, flasin haptas: Hapin tërë fshehtësitë e zemrave të tyre. Por, ndaj prindërve, mbajnë sekretet!

Ky roman, është një vëzhgim i një kohe dhe hapësire të veçantë. Rrëfen përjetimet e një grupi të studentëve gjatë studimeve të tyre.

Motoja e kësaj proze, është njohja e botës së brendshme dhe preokupimit të rinisë. Romani disponon me 18 kapituj të cilët janë ngushtë të lidhur në mes vedit. Autori me këtë krijon mundësitë që të paraqes personalitetin e vet krijues. Në këtë roman autori nuk emiton asnjë shkrimtar. Gjatë pasqyrimit të subjektit ndihet forca sintetizuese, të cilën na e prezanton rrjedhshëm me një gjuhë të pasur dhe të kthjellët.

KLITHMA E NJË SHQIPONJE, është një roman autobiografik i shkrimtarit Dr.Fran L. Ivezaj. Ky në këtë prozë interesante, i referohet disa ngjarjeve shumë dramatike të familjes së tyre dhe të diasporës shqiptare. Më një prirje krijuese letrare, e përshkruan situatën e arrestimit të pafajshëm të vëllait të tij – Pjetër Ivezajt, të cilin në gusht të vitit 1986 e dënoi pushteti komunist jugosllav me shtatë vite burg. Pas kësaj ngjarje të rëndë, diaspora e jonë në Amerikë, ndërmori masa efikase dhe protesta duke informuar SHBA-të për këtë shkelje gjenocidale nga ana e ish pushtetit sllav, kundra amerikanit Pjetër Ivezaj me kombësi shqiptare. Shteti amerikan menjëherë, analizuan juridikisht ngjarjen e Pjetër Ivezajt, ish pushtetit jugosllav në Mal të Zi i dhënë ultimatum me të cilin u kërkua që i pandehuri, Pjetër Ivezaj, menjëherë të lirohet nga vuajtja e burgut! Lirimi i këtij personi nga burgu manifestoi ndryshimin e opinionit ndërkombëtar për çështjen shqiptare në përgjithësi. Autori – Fran Ivezaj, duke shtruar këtë krijim interesant (autobiografik) na del thellësisht i përjetueshëm me të gjitha rrethanat emocionale që e kishin vërshuar shpirtin e tij. Ky, me këtë publikim, ia transmeton publikut shkallë-shkallë emocionet e thella. Prandaj vepra e tij Klithma e një shqiponje, lexohet me ëndje dhe me një frymë. Kjo vepër është një dëshmi e madhe historike që me shembuj të shumta, pasqyron gjenocidin etnik kundra shqiptarëve, i cili vazhdimisht është zbatuar nga ish pushteti kriminal-komunist-jugosllav. Në këtë prozë interesante Dr. Fran Ivezaj, na paraqet disa tablo të situ- atës kur vëllai i tij po vuante burgun në Mal të Zi. Ky shkruan që diaspora shqiptare në Amerikë ishte organizuar shpirtërisht mirë e cila gjë bëri shumë lëvizje efikase. Ky kontribut i tyre, trasuan rrugën që pushteti i SHBA, ti japi ultimatumin ish pushtetit të Malit të Zi, për lirimin e menjëhershëm të Pjetrit! Mr. Haxhi Shabani – është një poet shumë i veçantë dhe origjinal i plejadës së brezit të ri krijues të shqiptarëve në Mal të Zi. Ky ka krijuar emër në botën poetike shqiptare në përgjithësi. Ka lindur më 1963 në Kosiq – Ulqin. Shkollën fillore dhe të mesme e ka mbaruar në Ulqin. Fakultetin Filozofik në Degën e gjuhësisë dhe letërsisë në Prishtinë më 1998. Tani punon në RTV në Podgoricë. Haxhi Shabani, deri tani, ka botuar tri përmbledhje me poezi, prej të cilave dallohet Jam ai që nuk jam botuar më 2010. Është e logjikshme që botimi i tretë, përveç llojllojshmërisë të subjekteve, ka sjellë risi kualitative artistike në fushën e krijimeve letrare bashkëkohore. Ky zgjerim cilësor i horizontit krijues i Haxhi Shabanit, është shfaqur në mënyrë intensive së bashku me interesimin e tij për jetën e ndryshme të njerëzve. Me këtë individualiteti i tij artistik avancoi mundësinë seleksionuese të inspirimeve të krijimeve

të veta. Ky ja doli që të asimiloj dhe të përvetësoj estetikisht botën e ndjen- jave dhe të emocioneve të tija.
Njëra prej cilësive të veçanta të këtij shkrimtari është që bota e gdhendur në vargjet e tija, nuk është shkëputur nga individualiteti i tij intim, por ajo as nuk redukohet në një tubëz ndjen- jash të pa harmonizuara. Në secilën njësi krijuese të tij hetohet një masë e veçantë dhe një mënyrë specifike e vargjeve. Kemi vërejt që autori nëpërmjet nëntekstit i shkrin marrëdhëniet e ndjenjave. Këtij poeti, të gjitha ngjarjet, njerëzit, karakteret, mjediset dhe peizazhet i shërbejnë si burim i ideve krijuese që përmbajnë një hapësirë të favorshëm ne inspirimin e krijimeve të tija artistike.

Poeti Haxhi Shabani, krijimet e veta, në asnjë aspekt, nuk ka rënë pre e ujërave hermetizmit dhe modernizmit të mbyllur. Vargjet e tija përthekojnë drejtimin surrealist dhe janë të kapshme për lexuesit. Tematika e inspirimeve të tija, nuk del jashta trullit kombëtar. Shkrimtari dhe publicisti Asllan Bisha, ka lindur në katundin Lisna më 1945. Ka mbaruar shkollën e lartë pedagogjike në Prizren. Ka punuar si arsimtar, tani është pensionist. Jeton në Ulqin.
Ky ka shkruar krijime letrare për fëmijë, por ka botuar libra edhe për të rritur. Prej të gjithë opusit të shkrimeve të tija, vend të posaçëm zë Nusja e detarit, Frikë dhe dashuri në Barbanë…

Interpretimi i karaktereve të plejadës bashkëkohore dhe vlerësimi ideor dhe emocional në këto vepra, dalin të shëndetshëm dhe të qartë. Pra, nuk na vehen në dukje këto analiza qenësore, të cilat disa letrar na dalin të ngatër- ruar dhe të pakuptimta. Këto vepra janë fryt i njohjes së ambientit dhe rrethit shoqëror. Nënteksti i kësaj proze të autorit, shkrihet në rrethin e gjërë të marrëdhënieve në intervale të ndryshme kohore. Bisha, i ka mbet besnik shtrurjes së thjeshtë të narracionit, gër- shetuar me zhbirime psiko-nostalgjike. Këto krijime përthekojnë një pasuri të bollshme meditimesh, zhvendosjen e veprimeve duke iu dhënë një larmi dinamizmit të protagonistëve.

KOHA JAVORE