Nga Konferenca Shkencore ,,Masakra e Tivarit 1945″

March 30, 2013   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Konferenca Shkencore - Masakra e Tivarit 1945.8Sot, në Ulqin u mbajt Konferenca Shkencore ,,Masakra e Tivarit 1945″, të cilën e organizoi Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi. Konferenca i zhvilloi punimet në dy seanca, ku morën pjesë shumë studiues të njohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. U lexuan 16 kumtesa interesante në lidhje me këtë ngjarje të rëndë tragjike për shqiptarët që ndodhi 68 vite më parë.

Konferenca do të vazhdojë me punimet e veta edhe neser, më 31 mars 2013. Pas përfundimit të Konferencës, do të shkohet edhe në Tivar, të Monopoli i duhanit, në Breg të Tivarit, aty ku ndodhi kjo masakër dhe do të vendoset një kurorë me lule. Ishte kjo Konferenca e parë që organizohet për këtë ngjarje të dhimbshme, për këtë masakër, për këtë gjenocid të paparë ndaj trimave kosovarë.
Konferenca Shkencore - Masakra e Tivarit 1945
Më 30 dhe 31 mars 2013, në Ulqin, në hotelin ,,Mediteran”, u mbajt Konferenca Shkencore ,,Masakra e Tivarit 1945” të cilën e organizoi Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, me financimin e Fondit për Pakica të Malit të Zi. Konferencen e hapi z. Mehmet Bardhi, si iniciator i këtij takimi dhe menjëherë ia dha fjalën kryetarit të KNSH-së, z. Tahir Tahiri i cili propozoi një minutë heshtje për viktimat e ,,Masakrës së Tivarit 1945”. Përveç tjerave, Tahiri tha se:,,E kemi për nder që një Konferencë e tillë për këtë ngjarje tragjike, po mbahet për herë të parë në Ulqin”. Përsëri fjalën e mori z. Mehmet Bardhi dhe përshëndeti të pranishmit. Përshëndetën edhe Uran Butka, Frashër Demaj, Qerim Lita, Osman Subashiq (përshëndeti edhe në emër të kryetarit të Komunës së Tivarit, Zharko Paviqeviq), ef. Bajram Hajdari dhe dr. Simë Dobreci. Në seancën e parë, lexuan kumtesat e veta: Uran Butka, Ana Lalaj, Qerim Lita, Gjeneral Rrahman Parllaku, Endrit Musaj, Zef Osmani dhe Banush Pllana (i mbijetuar në Masakrën e Tivarit). Pati disa replika në diskutimin e z. Rrahman Parllakut, meqenëse z. Parllaku tha se ka disa të pavërteta në librin e z. Butka. Ky replikoi duke thënë se: ,,Gjeneral Parllaku duhet të kërkojë falje Juve këtu dhe të gjithë popullit shqiptar për vrasjet që ka bërë brigada e pestë, komandant i së cilës ka qenë”. Më pas, në diskutimin e z. Parllaku, reagoi edhe z. Qerim Lita. I mbijetuari i Masakrës së Tivarit, dëshmitari Banush Pllana nga Prishtina, evokoi disa momente nga rrugëtimi i gjatë nga Kosova deri në Tivar si dhe rrëfimet shokëve të tij çka kishin parë e përjetuar në Tivar. Në seancen e dytë lexuan kumtesat e veta: Fehmi Rexhepi, Mehmet Kraja, Frashër Demaj, Zeqirja Neziri, Armando Boce, Romeo Gurakuqi, Nail Draga dhe Agim Vinca. Edhe këtu pati replika të ndryshme ku u përfshinë: Mehmet Kraja, Romeo Gurakuqi, Fehim Rexhepi, Qerim Lita, Uran Butka, Muhamet Shatri, Ana Lalaj dhe Jusuf Bajraktari. Në ditën e dytë të Konferencës, më 31 mars 2013, lexuan kumtesat e veta: Muhamet Shatri, Demë Mulliqi, Metë Shatri, Daut Bislimi, Ismail Doda, Smajl Smaka, Basri Lika dhe Ibrahim Berjashi. Përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Nazif Cungu i cili erdhi me vonesë, ditën e dytë. Diskutuan apo përshëndetën: Mehmet Bardhi, Mehmet Kraja, Nikollë Shabani, Muhamet Shatri, Ismail Doda etj. Për përfundimet e kësaj Konference Shkencore foli znj. Ana Lalaj, e cila në mes tjerash tha:,,Për mua, kjo Konferencë i kaloi parashikimet”. Fjalën përmbyllëse e mbajti kryetari i KNSH-së, z. Tahir Tahiri. Pas përfundimit të punimeve të Konferencës Shkencore ,,Masakra e Tivarit 1945”, në mënyrë të organizuar u shkua në Tivar, të Monopoli i duhanit, në Breg të Tivarit, ku kishte ndodhë kjo ngjarje tragjike, me ç’rast u vendos një kurorë me lule. Me këtë rast u mbajt një minutë heshtje për viktimat e kësaj masakre makabre. Folën: Uran Butka, Tahir Tahiri, Mehmet Bardhi, Jusuf Bajraktari, Qerim Lita, Osman Subashiq, Banush Pllana (i mbijetuar), kurse poeti Hajredin Kovaçi recitoi dy poezi që kanë të bëjnë me këtë ngjarje tragjike: ,,Masakra e Tivarit” dhe ,,Deti i bardhë”. Ishte kjo Konferenca e parë mbarëkombëtare që organizohet për këtë ngjarje të dhimbshme, për këtë masakër, për këtë gjenocid të paparë ndaj trimave kosovarë. Ishte hera e parë që në vendngjarje u mbajt një minutë heshtje, u vendosen lule, u mbajtën fjalime dhe u lexuan poezi.

Nga Valon Kovaçi!
Për ma teper Foto: Hajredin Kovaçi Facebook

Foto: Ali Daci Facebook