Homazh per viktimat e Tivarit ne Tivar.26

April 1, 2013   | 

Homazh per viktimat e Tivarit ne TivarKonferenca i zhvilloi punimet në dy seanca, ku morën pjesë shumë studiues të njohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. U lexuan 16 kumtesa interesante në lidhje me këtë ngjarje të rëndë tragjike për shqiptarët që ndodhi 68 vite më parë. Konferenca do të vazhdojë me punimet e veta edhe sot, më 31 mars 2013.
fabrika e duvanit-Masakra e Tivarit
Pas përfundimit të Konferencës Shkencore ,,Masakra e Tivarit 1945″, sot më 31 mars 2012 studiuesit të njohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi shkuan edhe në Tivar, të Monopoli i duhanit, në Breg të Tivarit, aty ku ndodhi kjo masakër dhe do të vendoset një kurorë me lule. Ishte kjo Konferenca e parë që organizohet për këtë ngjarje të dhimbshme, për këtë masakër, për këtë gjenocid të paparë ndaj trimave kosovarë.

Prandaj edhe kjo ditë këtu në Ulqin dhe Tivar mund të cilësohet si një vazhdimësi e kësaj veprimtarie në trevat e tjera shqiptare për të përkujtuar Masakrën e Tivarit, këtë ngjarje të rëndë tragjike për shqiptarët që ndodhi 68 vite më parë. Jo më kot është zgjedhur 31 marsi për të bërë ” Përkujtim dhe homazh për viktimat e Tivarit “. Kjo datë përkon me ditën e kryerjes së krimit ndaj të rinjve shqiptarë nga Kosova, të mobilizuar me dhunë nga Ushtria jugosllave.