Gezuar Festen e Ulqinit nga Zyhni Beqiraj – Video

April 6, 2013   | Rajoni / Region

Zyhni Beqiraj Ulqin-DurresTe nderuar miq ! E shtuna e pare e muajit Prill sipas tradites, vjen si dita e Festes ne Ulqin, dite ne te cilen, pas nje viti apo dimri te tej zgjatur ulqinaket u riktheheshin puneve te stines, udhetimeve ne det etj. ” Hini Prilli, hovi Ulqini ” ishte shprehja e bukur popullore, qe edhe sot nxit e frymezon per te festuar. Mbi nje dekade ulqinaket e Durresit te organizuar, sipas fteses se bere kane festuar ne Ulqin.
Ndaj dhe sot une i jam pergjigjur fteses se Qendres per Kulture. Jam njsur te festoj ndryshe nga vitet e tjera ne shoqerine e Fuat Bilalit, nje prej perfaqesuseve te familjes madhe ulqinake ne Durres, nga djali im Artioni , si edhe nipi im i madh Zhoarisi, qe gjithmone vjen me deshire te madhe ne Ulqin.

Me kete rast i shpreh te gjithe ulqinakeve kudo ku jane, urimet e mia te zemres si edhe te Shoqates Kulturore ” ULQINI “-Durres ne cilesine e Kryetarit te saj, : ” Gezuar Festen e Ulqinit tone. Me shume gezime , lumturi, mireqenie, miresi e dashuri per te gjithe Ju.

Le te lulezoje ne begati, zhvillim e perparim gjithmone Ulqini yne i bukur dhe i lashte. GEZUAR FESTEN !” Me lejoni qe te Ju pershendes me kangen time ” Ne Ulqin lulezon Pranvera ” te kenduar nga Shaban Gjeka.

Dhe nje here GEZUAR FESTEN ULQINI !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Programi i Dites se Komunes se Ulqinit

“Malli për Ulqinin në këngë” i Zyhni Beqirajt sjell për publikun këngë dhe histori

Lexuesit durrsakë kanë marrë këto ditë në dorë një libër të një lloji të veçantë, botuar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Në vëllimin e tij, “Malli për Ulqinin në këngë” një album-letraro-muzikor, bashkë me elementët historikë dhe biografikë, autori Zyhni Beqiraj ka sjellë edhe partiturat, si edhe tekstet e këngëve, të shkruar nga vetë poeti-kompozitor, bashkë me fotot e qytetit të Ulqinit dhe të veprimtarive të shoqatës që mban emrin e këtij qyteti.

“Këngët e autorëve ulqinakë, dhe ato që kam shkruar për qytetin tim të origjinës, më ngjallin një ndjenjë të bukur dhe fisnike, e cila më sjell në mëndje njerëzit e atij qyteti, kalanë, rrugët dhe kodrat në gjelbërim, si dhe detin e kaltër që shkëlqen nën dritën e diellit”, shprehet autori. Albumi letraro-muzikor “Malli për Ulqinin në këngë” përmbledh 16 këngë të shkruara vitet e fundit nga Zyhni Beqiraj. Gjatë librit autori sqaron edhe motivet që e nxitën për të shkruar këngët e veçanta të mallit, të dashurisë dhe të dasmave ulqinake.

Bashkë me to, ai rikthen shkurtimisht historikun e Ulqinit dhe shpërnguljen e shumë familjeve të detarëve ulqinakë, drejt qyteteve bregdetare të Shqipërisë. Libri sjell në kujtesë familjet e vendosura në Durrës dhe kontributin e shumë qytetarëve, me prejardhje nga Ulqini, në zhvillimin e qytetit portual.

Ky është libri i parë i 66-vjeçarit Beqiraj, ku qëndrojnë së bashku me këngët edhe elementët letrarë të fjalëve të urta për detarinë, minibiografitë e bashkëqytetarëve të shquar, fotot e detarëve dhe anijeve të para ulqinake, të dhënat mbi trungjet familjare ulqinake në Durrës, si dhe për shoqatën “Ulqini” me veprimtari 20-vjeçare.

Zyhni Beqiraj, me profesion mësues, është njohur edhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në legjislaturën 1997-2001. Gjatë 10 vjetëve të fundit ai ka kompozuar mbi 60 këngë, shumë prej të cilave janë kënduar nga artistë të njohur të skenës si; Kastriot Tusha, Sherif Merdani, Qemal Kërtusha, Bujar Qamili, Shaban Gjeka, si dhe këngëtarët lirikë Gëzim Myshketa, Julian Gjojdeshi, Ilsid Çullhaj dhe Olta Juba.