Ulqini qendër shkencore + Foto

April 7, 2013   | Kulturë / Kultura

Ulqini qendër shkencore InternacionaleTani më është bërë traditë që Konferenca shkencore e lëmisë së ekonomisë, të mbahet në prag të festës së Ditës së Komunës së Ulqinit. Traditë sepse sivjetë është viti i pestë rrallazi që konferenca i zhvillon punimet e veta. Është nderë për mbarë opinioni ulqinak që në qytetin e tyre po i prezantojnë punimet e veta hulumtuese, autorët nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Serbia, Maqedonia, Bullgaria dhe Rumunia. Larmia e autorëve të ardhur nga shtetet e ndryshme me të folme të ndryshme, i jep konferences karakter ndekombëtarë.

Konferencën e organizoi Organizata joqeveritare me seli në Ulqin “Instituti për hulumtime shkencore dhe zhvillim” Ulqin dhe Univerziteti i veriut “Argenti” Shkoder, ne bashkpunim me Univerzitetin “Luigj Gurakuqi” Shkoder, Fakultetin për studime ekonomike MBS Podgoricë, Kolegji europian “Dukagjini”, Univerzitetn publik “Haxhi Zeka” Pejë, Univerzitetin e Zenicës, Univezitetin internacional Strugë, Fakultetin për biznes dhe turizëm Budvë, Shkolla e biznesit Budapest dhe Univerzitetin internacional në Novi Pazar.

Ulqini qendër shkencore Internacionale.1
Në Sallëne madhe të Komunës së Ulqinit, Ulqin me, 05.4.2013, me fillim në ora 11:00, Konferenca i filloj punimet. Tema: “INVESTIMET NE FUNKSION TË ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE PROCESET INTEGRUESE”. Hapjen e konferencës e bëri Mr. Darko Petrushiq ndihmës minister në Ministrinë e shkencës së Qeverisë së Mlit të Zi. Kryetari i Komunës z. Nazif Cungu, e pershëndeti konferencën, uroj punë të mbarë dhe ofroj përkrahje. Konferencën e pershëndeti edhe prof. dr. Mithat Hoxha, rektor i Univerzitetit të veriut “Argenti” Shkoder.

Për rendsinë e kësajë konference foli nikoqiri, drejtori i “Instituti për hulumtime shkencore dhe zhvillim” Ulqin, Prof ass. Dr. Elez Osmani. Ai tha se qellimi i kësaje konference është që të hartohen konkluzionet dhe rekomandimet për zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajonit. Tematika ka per qellim që të përcaktojë modelin i cili garanton rritje ekonomike, zhvillim të qendrushëm drejt integrimit të vendit në rajonin ballkanik dhe më gjërë. Problemet kryesore të ekonomisë në rajon janë: niveli i prodhimit kombëtarë, niveli punësimit dhe niveli inflacionit. Këto janë parametrat e përdorur për të analizuar zhvillimin e ekonomisë. Çështjet kryesore për tu zgjidhur mbeten zhvillimi dhe zgjerimi i ngadaltë në sektorin ekonomik, mungesa nderlidhse në sektorët e ekonomisë, niveli i lartë i informalitetit, mungesa e depertimit sasior dhe cilësorë në tregjet nderkombëtare, mobilizimi i te gjithë kapitalit të brednshëm për tu orientuar në program si investime prioritare dhe thithja e investimeve të huaja. Në konferencë do të prezantohen punime nga: turizmi, bujqësia, përmirsimi i sistemit financues, ruajtja e ambientit ne nivelin lokal dhe rajonal, rregullimi i infrastukturës lokale si mundsi në rritjen e investimeve ë huaja, pasojat e krizes financiare në sektorin real financiarë publik, bashkpunimi nderkombëtare etj. Tani kemi hjedhë themelet të një zhvillimi të përgjithshëm ekonomik. Që ky zhvillim do të jetë i shpejtë apo i ngadaltë, i sigurtë apo i brishtë, i qetë apo i vrullshëm, apo i ngarkuar me të papritura është edhe çështje e kësajë Konference. Me rëndësi është qe ne të kemi projektu ekonomi për një të ardhme ambicioze. Realizimi i kësajë kërkon shum perpjekje, kërkon mendim të gjallë ekonomik, kërkon vendimmarrje të guximëshme, kërkon vizion të gjërë, këto shpresoj qe ti diskutoj më shum kjo konferencë. Jemi mbledhu këtu për një argumetn i cili nuk është i panjohur prej neshm, ai është mënyra se si do ta shohim të ardhuren e problemeve tona dhe mundësite reale të ecjes së mëtejme përpara. Takimet e tilla rajonale, janë një mundësi e mire për të diskutuar mbi zhvillimet ekonomike dhe financiare në vendet tona. Ato qe drejtëpërdrejtë kane evidentuar ngjajshmërinë dhe ndryshimet në mes njeni tjetrit si dhe politikat ekonomik dhe financiare të nevojshme për zgjedhjen e problemeve me të cilët ballafaqohemi. Për këtë arsy kam deshirë që kjo konferencë të vazhdoje të shënojë bashkpunimin dhe zhvillimin e përbashkët ekonomik përfundon nikoqiri.
Ulqini qendër shkencore Internacionale.2

Me punimet e veta, konferencen e nderuan mbi 200 autor, me mbi 300 punime të lëmive të ndryshme si: ekonomike, turistike, bujqësore, mjedisore etj. Numrit i madh i punimeve, bëri të pamundur prezentimin e thë gjithëve. Punimet e veta i prezantuan 25 autor, kurse për të tjerat mbetet obligim i organizatorit që në Revisten “Buletini shkencor”, të rradhës, num. 5, Revistë kjo e “Instituti për hulumtime shkencore dhe zhvillim” Ulqin, e cila do të dalë në qershorë të vitit 2013, të botohen të gjitha punimet.

Ndonse të gjitha punimet janë të vecanta në vete, do të veçoja autoret:Prof. Dr. Mahir Hoti nga Univerziteti “Luigj Gurakuqi” Shkoder, me temen: “Dukuri të shqetsimeve mjedisore në gjeohapsiren ndërkufitare Shqipri-Mali i Zi, Prof. Dr. Predrag Goranoviq nga Fakulteti Ekonomik i Podgoricës, me temen: “Borxhi publik i Malit të Zi dhe i vendeve të rajonit” dhe Prof. Dr. Petraq Milo këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë, me temen: “Sfidat e zhvillimit ekonomik dhe kërkesa për financimin e investimeve nëpërmjet instrumentave zhvillimore”.
Ulqini qendër shkencore Internacionale.3

Shpresojme që punimet e dalura nga konferenca, të jenë një bazë e cila do të iu sherbej pushteteve qendrore dhe lokale, në hartimin e programeve të veta zhvillimore ekonomike të vazhdueshme, për një mirëqenie të mbarë popullates rajonale.

Ilir Lleshi