Armend Milla vjen me këngën “ I perhumbur”- Video

April 8, 2013   | Lajmet / Vijesti

Armend Milla - I PerhumburArmend Milla më në fund na sjell një këngë të re. Armendi edhe kësaj radhe ka menduar të sjellë një projekt të ri pak më ndryshe në skenën muzikore.

Videoklipi eshte gjiruar nga shoku im i ngusht Ali Zhygjeli…modele e videoklipit eshte Aleksandra Dedivanoviq, Make up by Mexhida Zati si dhe asistentja e klipit Hana Ismajlaga.
Armend Milla - I Perhumbur.2

Dua te shfrytezoj rastin te falenderoj edhe hkollen e vallezimit Porta di Danza me ne krye Musa Hoxhen per idene e vallezimit ne klip. Gjithashtu dua te Falenderoj Majda Jukovic e cila ishte partnere e Musa Hoxhes ne vallezim. Ideja e klipit ishte qe ne menyre konzervative te promovohen disa elemente te qytetit tone. Vete kenga e kerkon qe ne background te shkoj nje ide e thjesht me elemente te thjeshta pa e tepruar me efekte, keshtu qe me krenari mund te konstatoj qe klipi eshte gjiruar ne kushte reale.

Armend Milla - I Perhumbur.1
Gershetimi i temave ne videoklip eshte ne paraleli me temen e kenges edhe adaptohet ne cdo moment te kenges me tekstin e saj, keshtu qe ne fakt kemi nje paraqitje vizuale por edhe me kendim dhe tekst nga mbrapa qe kete videoklip e bene te vecant.
Ideja e videoklipit ishte qe te promovojme edhe kualitetin e artit ne Ulqin duke e mos anashkaluar ate. Ali Zhygjeli me idejat e tija edhe me aftesine e tij te te lidhurit te skenave, aleksandra Dedivanovic me aktrimin e saj te bukur, Hana Ismajlaga me idejat e saja kane ndihmuar qe ky klip te realizohet edhe te jete ne nivel te duhur.

Une si protagonist i keti videoklipi me plotkuptimin e fjales mund te them qe jam teper i kenaqur dhe mund te them qe une si person do mundohem te promovoj kete tim te regjise, sepse me te vertet e meritojne.

Besoj se bashkëpunimi ynë do të vazhdoj edhe në të ardhmen” thotë Armend Milla.

Ja pra edhe teksti i kenges.

I Perhumbur

Si ne faj,
I perhumbur ndihem syte e saj,
Perlotur thyer si kristal
Nje enderr shuhet ne kte nate, ne kte nate

Vetem zeri i saj, vetem qenia e saj
me ben te qesh, me ben te qaje

Ne ditare te zemres shkruaj,
si nje cast te humba,
si te them me fal
e dij se vuan ne kte nate, ne kte nate

vetem zeri i saj, vetem qenia e saj
me ben te qesh, me ben te qaje

Ndjeva,
se endrra qe kisha jetuar
tani eshte nje zjarre qe u shua
dhe smund te ndizet jo me, jo kurre

Ndjeva,
shikimin tim te verbuar,
buzeqeshjen qe kisha harruar
mund te ma ktheje vec qenia e saj

Per shkak te regullave te festivalit ku kenga konkuron, Klipi i ri i Armend Millës sdo te jet publike perderisa zgjat festivali. Juve faliminderit në mirkuptim