Qendra per te Rinje me pengesa ne zhvillim Sirena kërkesë për ndihmë

April 11, 2013   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Qendra per te Rinje me pengesa ne zhvillim Sirena UlqinTë nderuar miq,

Ju drejtohem me një respekt të veçantë dhe kërkesë për ndihmë materiale apo për ndihmë tjetër, që të ndihmoni këtë institucion, nëse keni mundësi.
Në Qendrën tonë të fëmijëve janë të regjistruar fëmijë, që kanë nevoja të veçanta ndërsa në periudhën që vjen (me keqardhje) pritet që të paraqiten për regjistrim edhe ata që ende nuk janë regjistruar në institucionin tonë.
Për këtë arsye Qendra, ka ndërmarrë një aksion humanitar, ne mënyrë që të përgatitet sa më mirë për periudhën që pason, me ç’rast pritet angazhimi i personalitetit të nevojshëm profesional si : Logoped, Psikolog, Fizioterapeut, si dhe sigurimi i pajisjeve të domosdoshme për rehabilitimin e fëmijëve.
Si humanistë të dalluar, që gjithherë pa kursyer, na keni ndihmuar neve si Qendër dhe fëmijëve tanë, shpresojmë që do të gjeni mënyrën se si të na dilni në ndihmë edhe kësaj here, në mënyrë që sadopak t’u lehtësoni brengat e përditshme vogëlushëve tanë.
Do të ishte e mirëseardhur, cfarëdo lloj ndihme e dërguar, sepse mjetet e parapara me buxhet të Komunës tonë të Ulqinit nuk pritet të jenë të mjaftushme që me një tretman kualitativ t’i mbulojmë nevojat e fëmijëve me të meta të veçanta.
Struktura e re drejtuese e institucionit, aktivitetin e vet do t’a bëj në mënyrë tejet transparente dhe profesionale, me qëllim që përkujdesja për fëmijët në Qendër të bëhet në formën sa më të pëlqyeshme.

Nëse keni vendosur që financiarisht të na ndihmoni Qendrën tonë, ju lutemi që këtë ta bëni përmes xhirollogarisë 520-18072-82 tek Banka Hipotekare.

Me shpresë që do të dini të dalloni aksionin humanitar tonin dhe t’u ndihmoni fëmijëve të qytetit të Ulqinit, që kanë nevojë të përkujdesjes me të madh që në fillim ju falënderojmë.
Në këtë mënyrë njëkohësisht jeni të ftuar që kurdo të gjeni kohë të lirë të vizitoni Qendrën tonë, të bindeni në kushtet e punës si dhe të shikoni mundësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm me institucionin tonë.

Me respekt dhe falënderim të veçantë !

DREJTORI
Bilal Alaj

Per me teper Foto Qendra per te Rinje me pengesa ne zhvillim “Sirena” Facebook