Top modeli Adnan Gjinaj ben fejesën zyrtare me Arbeniten + Foto + Video

April 21, 2013   | Lajmet / Vijesti

Adnan Gjinaj  fejohet me Arbenita Nikeziqin nga UlqiniAdnan Gjinaj shpërngulet prej Parisit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ai punon prej një kohe të gjatë si model i agjensioneve të ndryshme të modës me renome nderkombëtare. Duke mos i mjaftuar vetëm kaq, pasi kontratat e tija të punës e detyrojnë të udhëtojë nëpër vende të ndryshme të botës erdhi koha të dashurohet në një vajzë nga Ulqini Arbenita Nikeziqi që jeton në Chikago. Në lidhje me Top Modelin Adnan Gjinaj i mirënjohur me Arbenita Nikeziqin së shpejti u be  zyrtarizimi me fejesën dhe në shumë lajme të tjera.

Fejesa u krye vetëm në ceremoni familjare, sepse jan munduar ta mbajnë sa më private që t’i lejojmë familjet tona të kënaqen dhe të shijojnë gëzimin deri në maksimum thekson një shokë i Adnanit që deshiron të jetë anonim!

Adnan Gjinaj  fejohet me Arbenita Nikeziqin nga Ulqini.1

Diçka për Adnan Gjinaj

I lindur ne 1991 me prejardhje prej qytetit të Ulqinit,djaloshi tani me banim ne Paris të Francës bashkë me familjen e aferm të tijë,ku edhe meret me modelizem në Paris.
Enderra e Adnan  Gjinajt qysh si femije ishte fotografia dhe gjithcka qe lidhej me boten e modes.

Adnan Gjinaj, është bërë fytyra kyçe e shtëpisë së modës Burberry, ndër më të mëdhatë në botë.

Shqiptari me prejardhje nga Ulqini qe një kohë është pjesë e botës së modës, duke u bërë një nga modelët më të kërkuar.

Adnani së fundmi ka qenë pjesëmarrës në javën e modës në Milano, ku ka sfiluar për markat si Burberry, Misioni, Canali, Prada e shumë tjera.

Përveç këtyre paraqitjeve, Adnani ka sfiluar edhe për firmat më të mëdha në botë si Lanvin, YSL, Marc Jacobs, Kenzo, Moschino, DKNY, Cerruti etj, dhe ka qenë në kopertinat e shumë revistave botërore si Vogue, Bazar, GQ, Dazed and Confused, Hero.

Krenar që është shqiptar, Adnani shpesh në paraqitjet e tij, shfaq simbolin e shqiponjës dy krerësh, duke e zbuluar me krenari prejardhjen e tij.

Shqiptari për momentin është nën menaxhimin e disa prej agjencive botërore si “Ford”, “Wilhemina”, “Scoop” dhe “FM”.

Adnan Gjinaj në të gjitha kohërat  si shqiptarë  nga Ulqini do sherbejë si ambasadorë të kulturës,modes dhe vlerave shqiptaro- ulqinake në botë. Adnan Gjinaj  në këtë kohë, ashtë  shqiptari nga Ulqini ku fama e të cilit shkoi përtej kufijve të vendit të tijë.

Lajme nga Ulqini ju dërgon Urime!
Fejesa juaj qofte vula e nje zemre te permbush me dashuri e respekt.