Cungu premton lehtësira çmimi për qytetaret dhe investitoret

April 22, 2013   | Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti

Nazif CunguKonference per media  komunalit

Të nderuar qytetarë, të nderuar investitorë, të nderuar përfaqësues të mediave!

Konferenca e sotme për media ka për qëllim që të njoftojë qytetarët dhe të gjithë investitorët e tashëm dhe të ardhshëm me Vendimin e ri për  komunali të cilin e kemi miratuar në mbledhjen e kaluar të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

Me Vendimin e ri është krijuar një ambient më i favorshëm për qytetarët me qëllim të fillimit të ndërtimit të objekteve për banim si dhe për ndërtimin e objekteve të rinj afariste në të gjithë sektorët.

Këtij Vendimi i kanë paraprirë një numër i madh i dokumenteve planifikuese të cilët i kemi miratuar në periudhën e kaluar njëvjeçare. Natyrisht ne vazhdojmë me hartimin e paleneve të rinj detale urbanistike të cilët do t’i miratojmë deri në fund të këtij viti.

Vendimi i ri për komunali paraqet një dokument i cili do të bëjë kthesë në zhvillimin ekonomik të Komunës së Ulqinit, dokument i cili me stimulimet  e vet do t’u ofrojë investitorëve shansë që të ndërtojnë objekte të rinj me kushtet më të favorshme në krahasim me te gjitha komunat tjera ne bregdetin e Malit të Zi.

Gjithashtu do t’u ofrohet mundësia edhe qytetarëve të Komunës së Ulqinit që të shfrytëzojnë këto avantazhe dhe t’i legalizojnë objektet e veta.

Do t’u prezantoj disa nga avantazhet që ofron ky Vendim:

NDËRTESAT E BANIMIT

Së pari do t’u prezantojë avantazhet që ju kemi mundësuar qytetarëve tonë të cilët banojnë në Komunën e Ulqinit . Për të gjithe banoret, qe siguroin per familjen e vet banimin themelor, çmimi ulet për 30 % dhe atë për sipërfaqen deri në 200 m².

Nëse ai qytetar vendosën të paguajë shumën e plotë, menjëherë pas lidhjes së kontratës për komunaljet ajo shumë zvogëlohet edhe për 25 % të tjera.

Çmimet që kemi caktuar për ndërtesat e banimit janë më të ulëtat në bregdetin e Malit të Zi dhe sillen prej  40 € në zonën e I – rë deri në 15 € në zonën e V – të.

Për shembull: për shtëpinë prej 200 m², në zonën e III – të çmimi i përgjithshëm i komunaljeve shtë 5.000 Euro. Nëse kjo shumë zvogëlohet për 30 % çmimi është 3.500 €, gjithashtu jepet një zbritje shtesë nëse shuma paguhet menjëherë dhe atë 25 %. Në këtë rast, pra për shtëpinë prej 200 m², në total komunaljet do të ishin 2.625 Euro.

Nëse qytetari nuk është i gatshëm të paguajë menjëherë komunaljet ka mundësi t’i paguaj me kiste prej 5 deri në 10 vjet, varësisht nga madhësia e objektit.

OBJEKTET AFARISTE

Për objektet afariste çmimet e komunaljeve janë ulur mesatarisht prej 20 %. Kështu që çmimi në zonën e I – rë është 80 €. Për zonën e II – të 60 €, për zonën e III – të 50 €. Ndërsa  me Vendimin e vjetër ka qenë: Zona e I – rë 100 €, zona e II – të 78 €, e treta 66.

 

                                                                                                                                             2.

HOTELET

Për hotele janë ofruar avantazhe të posaçme. Së pari dukshëm i kemi ulur çmimet, nga 250 € për zonën ekskluzive në 160 €. Gjithashtu në zonën e I – rë nga 160 € çmimi është ulur në 130 €.

Avantazhe të posaçme janë dhënë për ndërtimet e hoteleve me 3 yje për të cilët çmimi ulet për 50 %, ndërsa për hotelet me 4 ose 5 yje çmimi ulet për 70 %.

Shfrytëzimi i këtyre avantazheve i është dhënë atyre investitorë të cilët lejen për ndërtim do ta sigurojnë deri në fund të vitit 2014 dhe tëcilët do t’i kryejnë hotelet deri në fund të vitit 2016.
nazif cungu.1

OBJEKTET EKONOMIKE PRODHUESE

Komuna me këtë Vendim të ri u ka dhënë avantazhe edhe të gjithë subjekteve ekonomike të cilët dëshirojnë të investojnë në objekte ekonomike prodhuese, me objektiv që të mundësojë punësimin e fuqisë së re punëtore dhe të nxisë zhvillimin ekonomik të Komunës së Ulqinit.

Ky çmim është 20 € për 1 m² dhe atë për:

–          Objektet ekonomike – prodhuese (objeket prodhuese dhe hallat me hapësira administrativ  etj),

–          Objektet ekonomike përpunuese (përpunimi i lëndës së parë dhe produkteve, riciklimi etj),

–          Objektet bujqësore prodhuese (fermat, objektet për prodhimin e ushqiit dhe fidaneve etj).

DEPOT

Për hapësirën e depove gjithashtu janë ulur çmimet dhe çmimi për zonën e II – të është 40 €, ndërsa në zonën e V – të është 10 €.

Të gjitha këto nxitje bëhen me qëllim që komuna jonë me potencialet më të mëdha në Mal të Zi, më në fund të fillojë të zhvillohet ashtu siç e meriton. Me qëllim që më në fund në rivierën tonë të fillojë ndërtimi i hoteleve cilësorë, me kapacitete të reja prodhuese dhe e gjitha kjo me qëllim të punësimit të ri si dhe avancimit të cilësisë së jetës së qytetarëve tanë.

Edhe një herë dëshiroj të ftoj të gjithë investitorët që të vijnë të investojnë në komunën tonë dhe premtoj që do të jemi partnerë të vërtetë në realizimin e investimeve të tyre.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE

 

Ulqin, më 22. 04. 2013