Vandalistët dëmtojnë rrugët e qytetit të Ulqinit

April 24, 2013   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

VANDALIZMI ME KONTEJNERET E ULQINIT.4Pas denoncimeve të shumta nga qytetarë të cilët ia donë të mirën qytetit dhe pas ndjekjes së situatës sidomos në dy javët e fundit, Komuna e Ulqinit vendosi të bëjë publike tentativat e vandalistëve të cilët nuk dihen motivet që dëmtojnë rrugët e qytetit.

Bëjmë apel deri te të gjithë qytetarët që nëse vërejnë se dikush shkakton çfarëdo dëmi në rrugët publike apo të mirat tjera materiale, menjëherë të lajmërojë organet e rendit dhe personat kompetent në Komunën e Ulqinit që sa më shpejtë të kapen keqbërësit dhe të marrin dënimin e merituar.

Gjithashtu, u bëjmë apel autorëve të këtij akti vandal dhe porositësve të tyre, që të vetëdijesohen, duke i paralajmëruar se kurdo qoftë do t’ju vijë dënimi edhe nga shteti edhe nga populli.
VANDALIZMI ME KONTEJNERET E ULQINIT.3

Në faqen e Facebookut jan dhe reagimet e para që vijnë nga qytetarët e Ulqinit.

  • Agron Mehmedi Per qytetin tend gjithmone ja vlen qe te mundohesh …edhe te luftosh.
  • Agron Shabani Ndoshta ky akt vandal tregon dhe pasyron me mire gjendjen e rende,ne shume aspekte te qytetareve tone.Por nje veprim i tille nuk duhet te behet shkak per te mos vazhduar permiresimin e jetes se qytetareve te Ulqinit.Ata qe jane zgjedhur per te drejtuar Ulqinin,duhet te vazhdojne punen,e ndoshta duhet ti kishin parashikuar edhe veshtiresite e tilla.E keqja behet shpejt, e mira vjen ngadale.Lufta ndaj dukurive negative eshte sfide ne vete. Kete veprim te shemtuar e kane bere maksimumi 2-3 persona,dhe Ulqini nuk duhet te ndikohet vetem nga nje grup i vogel,qe mundohet te prish rehatine e njerezeve te tjere.Per qytetin e Ulqinit dhe per qytetaret e ndereshem te tije,gjithmone ja vlen te behet shume e me shume,sepse dikur do ta dijne per nder…
  • Naki Ujkashi zana vertet per qytetin ton duhet te kujdesemi por mos nenvlersoni poziten e puntoreve pa paga ndoshta kjo eshte revolte qytetare dhe jo pasqyre e qytetit tone turistik dhe te dashur per te gjithe neve prandaj po te lutem te mos biesh ne demoralizim pershendetjet e mija