32 medalje të arta për Klubin e Karatesë “Ulqini”

May 1, 2013   | Sporti / Sport

Klubin e Karatesë Ulqini-32 MEDALJEMë 27 prill 2013 në Podgoricë u mbajt gara Trofeu i 3-të “7. Avgust”, ku morën pjesë 19 klube të karatesë me 400 garues nga Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi. Klubi i karatesë “Ulqini” mori pjesë me 28 garues të gjeneratave të ndryshme dhe u rendit në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme. Garuesit e KK “Ulqini” arritën të fitojnë plot 52 medalje: 28 të arta në disiplinat individuale kata dhe luftëra dhe 4 në disiplinat ekipore – 3 në displinën e katave dhe 1 në disiplinën e luftërave. Me medalje të argjendta u kurorëzuan 9 garues ne disiplinën individuale dhe 4 në disiplinat ekipore – 3 në disiplinën e katave dhe 1 në luftëra, kurse me medalje të bronzta u kurorëzuan 4 garues në disiplinën individuale dhe 3 ekipe në kata ekipore.

Nga Klubi i karatesë “Ulqini” me nga disa medalje të arta dhe të tjera u kurorëzuan këta garues në disiplinat individuale dhe ekipore kata dhe luftëra: Eliza Salihu, Fiona Kraja, Emin Kulla, Resul Ceka, Emro Bajrami, Pjeter Hota, Ensar Marshiq, Mark Daboviq, Ibrahim Zogaj, Antigona Rama, Venesa Nuhi, Edin Kraja, Seida Suma, Hantije Ibroçi, Elvir Islami, Mensur Ceka, Albert Rudoviq, Ronald Jacoviq, Gabriel Bytyqi, Diellëza Rama, Adnan Kuqi, Christopher Rudoviq, Arben Elezoviq, Izabella Ivanoviq dhe Lavdim Tula.

Edhe përkundër situatës së vështirë financiare në të cilën gjendet klubi, rezultatet nuk mungojnë. Disa herë kemi bërë apele të ndryshme për ndihmë, sepse të rinjtë tanë meritojnë përkrahje të të gjithëve, duke ditur përkushtimin e tyre ndaj sportit dhe rezultatet e arritura. Urojmë që në të ardhmen përkrahja të jetë më e madhe, jo vetëm ndaj sportit të karatesë, por edhe ndaj të gjithë sporteve në përgjithësi.

SHËRBIMI INFORMATIV I KLUBIT TË KARATESË “ULQINI”