Turneu ETA U14 Cung & Co Open 2103 ne Ulqin.2

May 13, 2013   | 

Ulqini prej dates 06-11.o5.2013 ishte nikoqir I turneut nderkometare Cungu & Co Open 2013. Mikepritja e mire dhe profesionalizmi I organizatoreve ka bere qe ky turne I cili tash tre vite me radhe organizohet ne Ulqin te fitoje ne cilesi dhe vlere , gje qe e verteton edhe rritja e numrit te pjesmarresve . Ne turne morren pjese 95 lojtare prej 15 shtete boterore ( Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Serbia , Maqedonia, Italia, Suedia, Austria, Rumania, Rusia, Ukraina, Gjermania, Letonia, Britania e Re , Japonia dhe Mali I Zi.

Ne kategorin e Femrave fituese doli lojtarja nga Rusia Anastasia Kulikova e cila ishte me e mire se lojtarja nga Bosnja dhe Hercegovina Adela Joldic me rezultat 6:3, 6:3.

Ne kategorin e meshkujve fitues doli lojtari nga Ukraina Anatolii Rainin I cili ishte me I mire se lojtari nga Serbia Kosta Petrov me rezultat 7:6, 6;0

Ne kategorin Double per femra fitues doli cifti Mia Mijatovic (SRB) dhe Aleksandra Stepanova (RUS), kurse ne kategorin Double per meshkuj fitues doli cifti Anatolii Rainin (UKR) dhe Martin Kucheras (RUS).