Nesër inagurimi i urës mbi Port Milenë në ora 12:00

May 19, 2013   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Nesër inagurimi i urës mbi Port Milenë në ora 12:00Nesër më 20 maj në oren 12.00 do të bëhet inagurimi i urës mbi Port Milenë në Ulqin.

Ura e re e kanalit Milena që i lidh lagjet e plazhit të madhe ( Bunës dhe Shtojit) dhe Ulqinit që do të mundësojë zhvillim të sigurt të qarkullimit, dhe lëvizje më të madhe të automjeteve dhe lidhje të shkëlqyer me vendet e preferuara rekreative të turistëve dhe ulqinakëve.

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu  do bejnë  inagurimin i urës mbi Port Milenë nesër më 20 maj në oren 12.00.

Pas ceremonisë solemne të inagurimit të urës të pranishmëve do tu drejtohet kryeministri Gjukanoviq, kryetari Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe drejtori i drejtorisë për komunikacion Veselin Grboviq dhe gjithashtu ministri për komunaikacion Ivan Brajoviq.

Te pranishem ne kete inagurim do jen qytetarët e Ulqinit, personalitetet politike nga Ulqini dhe Mali i Zi, gjithashtu priten edhe pjesmarja e disa abasadorëve nga shtetet e rajonit.
Sutra otvaranje mosta na Port Mileni u 12-00_Ulcinj

Diçka për Urën mbi Port Milenës

Ndërtimi i urës së Port Milenës ka filluar në tetor të vitit 2010 dhe afati për përfundimin e saj ka qenë 18 muaj. Por firma sllovene “Primorje” nga Ajdovshçina e cila kryente punimet ka falimentuar ndërkohë dhe ky afat ka kohë që ka kaluar. Punimet deri ditën e sotme i kryen  disa ndërmarrje vendore.

Vlera e këtij investimi është 13.9 milionë euro. Projektin e urës e ka punuar firma DB “Inzhenjering” nga Beogradi. Gjatësia e përgjithshme e përfshirë me projekt është 900 metra, prej të cilave ura ka gjatësinë 350 metra.
inagurimi i urës mbi Port Milenë

Ura do të ketë katër korsi me gjerësi 3.25 metra, pjesën ndarëse prej dy metrash, dhe dy trotuaret anësore me gjerësi 2.65 metra, kështu që gjerësia e saj e përgjithshme do të jetë 20.3 metra. Lartësia minimale e urës është shtatë metra, kurse në korridorin prej 50 metrash është projektuar konstruksioni lëvizës me mekanizmin e ngritjes lart e cila siguron kalimin e mjeteve lundruese. Tashmë është vendosur edhe ndriçimi përgjatë urës dhe në hyrje të saj, kurse në pjesët anësore të urës janë vendosur parmakët nga çeliku.

Ura do të jetë në mënyrë të shkëlqyer e inkorporuar në mjedis. Bëhet fjalë për një sistem unik të tërheqjes, kurse në mes ura hapet dhe do të ketë mundësi që të kalojnë jahtet e mëdha.

Ndërtimi i urës mbi Port Milenë mundëson lidhjen e bulevardit “Teuta” me rrugën e Shtojit, e cila të çon në ujëdhesën Ada. Ura e re do të shmangë problemet në komunikacion, që shfaqen sidomos gjatë sezonit veror në këtë aks rrugor.

Lajme nga Ulqini