Djukanovic inaguracija mosta Port Milena-Ulcinj – Brajovic-Cungu.7

May 20, 2013   | 

Kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanovic inaguroj sot uren e re mbi Port Milen. Kryeministri Gjukanoviq i shoqeruar nga Ministri i Transporteve Ivan Brajoviq, nga Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu si dhe nga ishë kryetari i Ulqinit Gëzim Hajdinaga dhe tjera personalitete nga jeta politike e Malit të Zi si dhe i shoqëruar nga shumë qytetar të komunës së Ulqinit.

Ne fajlen qe mbajti ne ket cermoni kryeministri Gjukanoviq e quajti uren e re si nje kryeveper arkitekturore qe do te nxise turzimin dhe zhvilimin e ketij rajoni.

Duke folur per investimti me te aferta te planifikuar per Ulqin, Gjukanoviqi, permendi projektin per ndertimin e baypassit , rrugen Ulqin – Katërkoll – Sukubin si dhe projekte te tjera qe kane te bejne kryesisht me zhvillimin e infrastruktures së Ulqinit.

Ura e re, një investim kapital me vlerë prej 13.9 milionë eurosh. Projektin e urës e ka punuar firma DB “Inzhenjering” nga Beogradi. Gjatësia e përgjithshme e përfshirë me projekt është 900 metra, prej të cilave ura ka gjatësinë 350 metra.

Kryeministri Gjukanovic në solemnitet me rastin e lëshimit në përdorimit të këtij objekti infrastrukturor shprehu kënaqësi që ai u realizua sepse, siç nënvizoi, paraqet premtimin që kjo Qeveri e plotësoi.

Gjukanoviqi ceku se nga njëra anë është e kaluara, nga ana tjetër është e ardhmja e Ulqinit. Tani që ura është ndërtuar mund të konstatoj, së është plotësuar edhe një premtim kundrejt qytetarëve të Ulqinit dhe krejt Malit të Zi”, theksoi kryeministri.

“Urat simbolizojnë komunikim dhe integrim dhe i tejkalojnë pengesat në marrëdhëniet reciproke. Ne si Qeveri edhe më tej do të vazhdojmë t’i përkrahim projektet që lidhin njerëzit dhe që janë në dobi për të gjithë qytetarët e Republikës së Malit të Zi”, tha ai.

Lajme nga Ulqini