Mali i Zi, presidenti merr detyrën, bojkoton opozita

May 20, 2013   | Rajoni / Region

vujanovic

Vujanoviq bënë betimin në Cetinë

Presidenti I Malit të Zi Filip Vujanoviq do të jap sot betimin në mbledhjen e Parlamentit e cila do të mbahet sot pas dite në Cetinë. Inaugurimi i Filip Vujanoviq, i cili do të mbahet në ora 19, është paraparë me Kushtetutën e Malit të Zi. Të përkujtojmë se Vujanoviq ka fituar në zgjedhjet presidenciale të mbajtura me 7 prill. Ai ka fituar 161 mijë e 940 vota ,kurse kundërkandidati i tij Miodrag Lekiq 154 mijë e 289 vota .Partia social demokratike , e cila konsideron se Vujanoviq nuk kishte të drejtë kushtetuese që të kandidohet për president të shtetit ka paralajmëruar  sot ,në mbledhjen e Kryesisë ,do të vendos nëse deputetet e saj do të marrin pjesë në mbledhjen në Cetinë. Fronti Demokratik, Mali i Zi pozitiv dhe PSP më parë kanë kumtuar se nuk do të marrin pjesë në inaugurim, duke vlerësuar se Vujanoviq është  zgjedhur në mënyrë jo kushtetuese dhe se gjatë zgjedhjeve ka pasur parregullsi. Grupi i qytetarëve “Marshi kundër Mafisë” ka filluar sot shëtitjen protestuese nga Podgorica deri në Cetinë.

TVCG

Opozita në Malin e Zi ka vendosur të bojkotojë në bllok ceremoninë e nisjes së mandatit të presidentit Filip Vujanoviç, i akuzuar prej tyre si manipulues i zgjedhjeve.

Filip Vujanoviç, i cili ka mbajtur edhe më parë rolin e presidentit e kryeministrit të fqinjit tonë verior, fitoi në zgjedhjet e muajit prill, ndërsa fitorja e tij u konfirmua edhe pas një apeli në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Ditën e hënë, në shtypin malazes, u publikua një letër e hapur e kryetarit të koalicionit opozitar “Lëvizja për Ndryshim”, Medojeviç, i cili i bënte një thirrje Vujanoviçit që të mos paraqitej në ceremoninë zyrtare që do të mbahet në Cetinje, ish-kryeqytetin mbretëror të Malit të Zi.

Sipas Medojeviç, “kjo është mundësia e vetme që Vujanoviç të vazhdojë të ruajë integritetin e tij personal”.

Vujanoviç fitoi një mandat të tretë në zgjedhjet e 7 prillit, duke grumbulluar 51,21% të totalit të votave, përballë kandidatit të opozitës, ish-kryeministrit Miodrag Lekiç, me 48,79%.

Megjithatë, opozita hodhi dyshime mbi parregullsi në numërimin apo regjistrimin e rreth 7-20 mijë votave, të cilat potencialisht, mund të ndryshonin rezultatin në favor të kandidatit humbës.

/ Top Channel/