Mehmet Zenka sfidon Nazif Cungun – Video

Mehmet-ZenkaVideo materiali prej konferencës për shtyp të kryetarit të UDSH-së Mehmet Zenkës.

Heshtja flet e mbi të gjitha dëshmon se misioni u krye me sukses,fundja skane edhe pse të flasin sepse roli dhe detyra e tyre nuk parasheh aktivitete paszgjedhore.
E po zotëri të nderuar ju që me vite te tera, vend e pa vend, kritikonit UDSH-në për pjesëmarrje në Qeveri ,çfarë keni të  thoni për këtë maskarallëk dhe turp te cilin keni rast ta ndiqini këto dy muajt e fundit nga dy partitë shqiptare në komunë të Ulqinit.

Vetvetiu shtrohet pyetja –ku jan ekspertët? Ku është plani agrar ku parashikohej shtimi fondit të bagëtive në hiç më pak se 9000 (nënt mijë) krene lope,që të jet ironija edhe më e madhe dëshmon fakti që ne buxhetin e vitit 2013 jan parapare 5000 (pesemijë) Euro për bujqësi. Ska fjale buxhet tejet premtues për bujqit tanë .?! Më së shumti këtu çudit fakti që të gjithë këshilltarët nga pozita prej Anës Malit një zërit e votuan këtë propozim.
Për sport dhe kulturë janë paraparë 18000 euro. Me të vërtet për vitin 2013- të me këtë shumë të paraparë na presin evente të medha kulturore dhe sportive.?!

Edhe pse UDSH-ja prej fillimit është deklaruar se do jetë konstruktive, çka e dëshmoi edhe me përkrahjen e shumë  propozimeve të dala nga pozita, duket se nuk qe e mjaftueshme, dhe e gjithë kjo maskaradë e të udhëhequrit të pushtetit mund të përkufizohet me këto fjalë.

Prandaj ne i ftojme subjektet ne fjale qe te largohen nga koalicionet e kalbura politike si në pushtetin qëndror ashtu edhe në atë vendor. Duhet ti përvishemi  punës përndryshe humnera na pret neve dhe popullin e komunës së Ulqinit.


Mehmet Zenka sfidon Nazif Cungun par LajmeNgaUlqini