Përurohet ura e re mbi Port Milenë + Foto + Video

May 21, 2013   | Shoqëria / Društvo

Djukanovic inaguracija mosta Port Milena-Ulcinj - Brajovic-Cungu.1Të hënen me datë 20 maj 2013 u bë përurimi i urës mbi Port Milenë, njiherit investimi më kapital në komunen e Ulqinit gjatë dekadave të fundit. Në hapjen solemne të kësaj ura ishin të pranishem kryeministri z.Millo Gjukanoviq si dhe ministri i komunikacionit  z. Ivan Brajoviq.

Në fjalen e ti kryetari i komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu u shpreh se  ”Hapja e urës në Port Milenë paraqet një moment historik në zhvillimin e Ulqinit, si destinacion turistik me potencialin më të madh në Mal të Zi. Krahas asaj që me pamjen dhe arkitekturën e vet moderne kjo urë do të bëhet simbol i Ulqinit dhe atrakcion turistik, ajo do të sjellë një cilësi të re në ofertën turistike të Ulqinit, sepse tash Plazhi i madh, si potenciali më i madh turistik i Malit të Zi, do të bëhet më i afrueshëm për të gjithë turistët, e njëkohësisht do të krijohen kushte për investime më serioze si dhe për valorizimin e tij të vërtetë.
Djukanovic inaguracija mosta Port Milena-Ulcinj - Brajovic-Cungu.8
Me përfundimin e kësaj ure, në periudhën e krizës ekonomike, është dëshmi e vendosmërisë së qeverisës së Malit të Zi dhe i Komunës së Ulqinit që Plazhi i madh të valorizohet dhe të shndërrohet në qendër botërore turistike.
Megjithatë, ky është vetëm një prej investimeve që janë realizuar dhe që do të realizohen në Ulqin në periudhën e ardhshme. Deponia sanitare, ujësjellësi regjional, rruga Ulqin – Sukubinë, caktimi i biznes zonës, miratimi i dokumenteve planifikuese, përfundimi i dokumentacionit të projektit për sistemin e kanalizimit, lehtësirat maksimale me rastin e pagesës së komunaljeve, paraqesin garancinë e fillimit të ciklit më të madh investues si në kapacitetet turitike dhe bujqësi ashtu edhe në zhvillimin e përgjithshëm të biznesit në Ulqin.
Posaçërisht më vjen mirë që kemi pasur sukses, që si pushtet lokal, t’u ofrojmë ndihmë të plotë institucioneve shtetërore dhe së bashku të bëjmë plotësimin e projektit, me kohë të miratojmë vendimet e domosdshme si dhe të përfundojmë procesin e shtetëzimit pa të cilët ky investim nuk do të ishte i plotë.
Inaguracija mosta na port mileni
Ky është rast që në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës së Ulqinit, edhe një herë të falënderojmë Qeverinë e Malit të Zi, jo vetëm për këtë urë por edhe për investimet e tjera që janë realizuar si dhe ato që do të realizohen në periudhën e ardhshme.
Le të shërbejë kjo urë jo vetem për lidhjen dhe afrimin në mes nesh por edhe si nxitje për realizimin e projekteve të tjera kapitale” përfundoi z. Cungu.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE