Sukses pas suksesit për klubin e karatesë “Ulqini”

May 24, 2013   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

KK Ulqini ne Budva OPEN 2013Më 18 dhe19 maj 2013 u mbajtën dy turne ndërkombëtare të karatesë: në Budvë “Budva Open” dhe në Rozhajë “Trofeu i Artë i Rozhajës”. Në turneun ndërkombëtar “Budva Open” morën pjesë 19 klube me mbi 370 garues. Klubi i karatesë “Ulqini” u rendit në vendin e tretë në plasmanin gjeneral. Në vend të parë u rendit KK “Omlladinac”, ndërsa vendi i dytë i takoi KK “Buduqnost”. Në këtë turne KK “Ulqini” u paraqit me një pjesë të ekipit të garuesve të klubit, të përbërë nga 19 garues, të cilët arritën të kurorëzohen me 12 medalje të arta, 7 të argjendta, 10 të bronzta dhe kupën e plasmanit gjeneral të vendit të tretë. Në këtë turne veçojmë garuesen tone Eliza Salihun, e cila ishte e shkëlqyeshme në kata dhe luftëra individuale duke u kurorëzuar me medalje të arta. Medaljet janë fituar në disiplinat individuale dhe ato ekipore në luftëra dhe kata, me ç’rast te ekipet llogaritet një medalje për një ekip.
Trofeu i KK Ulqini ne Budva OPEN 2013

Në informatat e klubit për opinion gjithmonë kemi përmendur vetëm emrat e fituesve të medaljeve, e jo të gjitha kategoritë në cilat janë kurorëzuar me medalje, për shkak se do të ishte dashur një garues të përmendet disa herë dhe informata do të kishte qenë shumë e gjatë. Në turneun ndërkombëtar “Trofeu i Artë i Rozhajës” morën pjesë 16 klube me mbi 350 garues nga Bosna dhe Hercegovina, Maqedonia, Serbia dhe klubet vendas nga Mali i Zi. Në këtë turne KK “Ulqini” u paraqit me një pjesë të ekipit të parë të klubit, të përbërë nga 15 garues, të cilët arritën të kurorëzohen me 36 medalje në disiplinat individuale kata dhe luftëra dhe disiplinat ekipore kata dhe luftëra. Të gjithë garuesit punuan në disa disiplina, si ato individuale ashtu dhe ekipore.

Garuesit e Klubit të karatesë “Ulqini” arritën të fitojnë 26 medalje të arta, prej tyre 19 në disiplinën individuale dhe 7 në atë ekipore në kata dhe luftëra; 6 të argjendta, 4 të bronzta dhe 12 kupa në luftëra individuale dhe një kupë të plasmanit gjeneral.. -Vlen të shtojmë që të gjithë garuesit treguan se ishin shumë të përgatitur dhe me këtë dëshmuan që janë në hap me më të mirët. Në këtë turne veçojmë dy garuesit tanë: Edin Krajën, i cili u shpall kampion në kategorinë e vet -70 kg dhe në kategorinë absolute duke u shpërblyer me kupa dhe të holla, dhe Adnan Kuqin, i cili u tregua i pamposhtur duke u kurorëzuar me medaljen e artë në kategorinë e vet +50kg dhe në kategorinë absolute duke u shpërblyer me kupa dhe të holla.
Trofeu i art i KK Ulqini ne Budva OPEN 2013

Garuesit të cilët u kurorëzuan me nga disa medalje në turneun e Budvës: Aldin Buliq, Emin Kulla, Fiona Kraja, Resul Ceka, Emro Bajrami, Albert Rudoviq, Kristian Junkoviq, Elvir Islamoviq, Mensur Ceka, Eliza Salihu, Diellëza Rama, Bylbyl Rexhepi, Christopher Rudoviq, Gabriel Bytyqi, Ronald Jacoviq, Emin Kallaba dhe Emill Kallaba. Garuesit të cilët u kurorëzuan me medalje në turneun e Rozhajës: Nermin Suma, Ensar Marshiq, Adnan Kuqi, Marko Daboviq, Ibrahim Zogaj, Nderim Cuca, Izabela Ivanoviq, Lavdim Tula, Behlul Peroviq, Venesa Nuhi, Antigona Rama, Edin Kraja, Hantije Ibroçi, Seida Suma dhe Allmir Hajdari.

 

SHËRBIMI INFORMATIV I KLUBIT TË KARATESË “ULQINI”