Reagim i Kryetarit Cungu ndaj deklaratave te z. Zenkes

May 28, 2013   | Lajmet / Vijesti, Politika

NazifCungu Reagim MehmetZenkesUlqin, më 28 maj 2013

Nr. 43/13

Reagim I Kryetarit Nazif Cungu ndaj deklaratave te z.Mehmet Zenkes

Insinuatat dhe shpifjet te nivelit të thashethemeve të z. Zenkës i ka vetë për nder dhe theksoj se ato nuk munden të më largojnë ndjenjën e  keqardhjes time të sinqertë për situatën politike në të cilën ka arrite, shpresoj se jo me dëshirën e tij.

Në fakt, nuk është ai fajtori kryesor për kollapsin e partisë në krye të së cilës gjendet , as për çrregullimet e marëdhënjeve  në mes të partive shqiptare, e në bazë të kësaj edhe në mes të shqiptarëve në Mal të Zi. Nuk është Zenka ai i cili e ka krijuar ndasitë në Malësi. Poashtu nuk është fajtori kryesor për Vijën e padrejt të të Mirave detare dhe Planit hapsinor me dedikim të posaçëm për të Mirat detare. Nuk është ai fajtori kryesor për shkretnimin e mjeteve të buxhetit komunal dhe për përdorimin e mjeteve financiare në kundërshtim me ligjin. Të gjitha këto gabime janë rezultat i “veprimit strategjik” të tij dhe kolegëve partiak të cilët , siç ka deklaruar ai vetë, ia kanë “çelë gropën”.

Nëse e ka për qellim që, me akuzat ndaj meje, të nisë proceset kundër shokëve të tashëm dhe të dikurshëm partiak, mendoj se nuk do ti shkojë në favor, sepse unë dhe kolegët e mi nga Forca jemi të vendosur të shikojmë drejt të së ardhmes, të mësuar nga eksperiencat e dështuara në të kaluarën të cilat i kanë jetuar udhëheqësit partiak të UDSH-se  gjatë ushtrimit të pushtetit.

Mendoj se do ta ketë më me mend nëse z.Zenka do të përmbahet nga deklaratat e tij bombastike, sepse në Ulqin dihet mire se kush, çka dhe si ka punuar dhe prandaj shpifjet e tija nuk do kenë jehonën e pritur nga ai.

Jam shumë i kënaqur që kam marrë pjesë në hapjen e urës në Port Milenë dhe që kam dhënë ndihmë të madhe institucioneve shtetërore që vendimet e nevojshme të bihen me kohë, si nëpërmjet ndyshimeve të dokumenteve projektuese ashtu edhe me suksesin e ekspropiimit  urgjent të cilën e kemi bërë me qëllim që ura të jetë në shërbim sa më të mire-të sigurojë qarkullueshmërinë e cila do të shmangë bllokadat e trafikut që ndodnin me dhjetra vite. Të jem i sinqert, kam qenë mjaft skeptik për ndërtimin e kësaj ure, duke marrë parasysh faktin se fillimi i ndërtimit të saj dhe përfundimi kanë ardhë në kohën e krizës ekonomike dhe situates së rënduar financiare të buxhetit shtetëror.

Shfrytëzoj rastin që në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Ulqinit, edhe njëherë t’i falenderoj të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyrë për përfundimin e urës.

Me këtë reagim e përfundoj polemikën publike me z.Zenkën dhe e ftoj që insinuatat e veta dhe shpifjet të provojë t’i dokumentojë para organeve kompetente. Në të kundërtën, do të jem i detyruar të ngris padinë për shpifje, cënimin e dinjitetit personal dhe njollosjen e prestigjit.

 

 

Me rrespekt,

Nazif Cungu
Kryetar i Forces