Cungu pret delegacionin nga Ermiratet e Bashkuara Arabe + Foto

June 1, 2013   | Lajmet / Vijesti

Nazif Cungu - delegacioni nga Ermiratet e Bashkuara Arabe.1Kryetari Cungu priti në takim një delegacion nga Ermiratet e Bashkuara Arabe

Kryetari i komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu me bashkpuntorët e tij, priti sot në takim drejtorin e departamentit humanitar në qeverin e Ermirateve të Bashkuara Arabe z. Ali Khalfan Al Mansoori si dhe zëvendës ambasadorin e Erimrateve Arabe në Mal të Zi z. Ghazi Abdulla Almahri.
Kryetari Cungu i falenderoj të pranishmit për viziten që i rezervuan qytetit të Ulqinit. Në ndërkohë ai bëri një prezantim për qytetin e Ulqinit duke veçuar potencialet kyesisht në degen e turizmit, shfrytezimit të detit, lumit dhe liqenit, bujqësisë, industries së lehtë e kështu me rradhë. Ai poashtu prezantoi edhe aktivitetet e ndërmarra në qytetin e Ulqinit, realizimi i të cilave përbën një parakusht për tërheqen e investimeve kapitale.
Pala arabe shprehu interesim për ndihmë në sektor të ekonomisë që do të prodhonin vende të qendrueshme pune.
Në takim poashtu u diskutua edhe për çeshtjen e lëvizjes së lirë të përsonave, gjë që do të lehtësoj bashkpunimin në mes të këtyre dy shteteve.
Më pas me ftesë të kryetarit Cungu të pranishmit u shoqëruan për të vizituar qytetin duke filluar nga Plazhi i Madh, më pas plazhin e vogel, xhaminë e detarve dhe kalanë e Ulqinit.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE

Nazif Cungu - delegacioni nga Ermiratet e Bashkuara Arabe

Selim Rasulbegu- delegacioni nga Ermiratet e Bashkuara Arabe

Nazif Cungu - delegacioni nga Ermiratet e Bashkuara Arabe.2

Nazif Cungu - delegacioni nga Ermiratet e Bashkuara Arabe.3

Nazif Cungu - delegacioni nga Ermiratet e Bashkuara Arabe.4