Pulla postare me figurat e Hafiz Ali Ulqinakut dhe Rexhep Mitrovicës

June 27, 2013   | Rajoni / Region

Pulla postare me figurat e Hafiz Ali Ulqinakut dhe Rexhep MitrovicësInformatë

Pulla postare me figurat e Hafiz Ali Ulqinakut dhe Rexhep Mitrovicës

 

Shkup, 27.06.2013 – Postat e Maqedonisë në bashkëpunim me Shoqatën e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë (SHHSHM), sot promovuan dy pullat postare me figurat e shquara të historisë tonë kombëtare, Hafiz Ali Ulqinaku dhe Rexhep Mitrovica. Konkretisht, këto pulla promovohen me rastin e 125 vjetorit të vdekjes së Hafiz Ali Ulqinakut, dhe 100 vjetorit të lindjes së Rexhep Mitrovicës.

Fillimisht, zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, duke përgëzuar për punën e Postës së Maqedonisë, thesoi se ajo ka dhënë një kontribut të çmuar për afirmimin e figurave tona kombëtare, siç është edhe rasti i sotëm me rilindasit Hafiz Ali Ulqinaku dhe Rexhep Mitrovica.

Drejtori i Postave të Maqedonisë, Rafiz Aliti, tha se me këtë promovim të sotëm që po e bëjmë në bashkëpunim me Shoqatën e Historianëve të Maqedonisë, kemi për qëllim që ta afirmojmë Republikën e Maqedonisë si shtet shumëetnik dhe shumëkulturor. Sipas tij, Ali Ulqinaku, në gjithë shkrimet që hasen në studimet shqiptare, mbetet rilindës i vlersuar në letrat shqipe Duke qenë në 160-vjetorin e lindjes dhe në 100-vjetorin e vdekjes së tij, jemi të mendimit se sot ka ardhur koha që vepra e tij të vihet në piedestal të kulturës shqiptare, aty ku në fakt e ka vendin e merituar. Rexhep Mitrovica është një figurë madhore, komplekse e dramatike, luftëtar i orëve të para për krijimin e Shqipërisë etnike, një personalitet i shquar dhe i veçantë i luftës për liri, demokraci dhe bashkim kombëtar. Aliti pastaj u ndau disa mysafirëve të pranishëm, komplete të pullave postare me përmbajtje nga historia dhe kultura shqiptare, në mesin e të cilëve edhe kryetarit të Sarajit, Bekim Murati, ish-ambasadorit Blerim Reka, etj.

Të pranishmit i përshëndeti edhe ambasadori i Shqipërisë, Arben Çejku, përfaqësuesi i Postave të Kosovës, si dhe pinjolli i familjes së Hasan Prishtinës – Mehmet Prishtina, i cili duke e përkujtuar figurën e Rexhep Mitrovicës, theksoi se paraadhësit ende betohen ‘pasha tri ditë Shqipni’, duke aluaduar në kohën e tij kur ishte kryeministër i Shqipërisë.

Kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, Skender Asani, paraqiti në pika të shkurtra një pjesë të biografisë dhe veprimarisësë këtyre dy figurave të mëdha kombëtare. Emri i Hafiz Ali Ulqinakut (1853-1913), përkon me dy nga ngjarjet më të mëdha në historinë tonë kombëtate, Lidhjen e Prizrenit dhe shpalljen e Pavrësisë së Shqipërisë. Ndërsa, edhe Rexhep Mitrovica (1887 – 1967) është ngushtë i lidhur me Shkupin dhe të gjitha trojet shqiptare, duke qenë se një pjesë të shkollimit të tij e kishte kryer në Shkup, ishte firmëtar i aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, drejtues i Lidhje së Dytë të Prizrenit dhe kryeministër i Shqipërisë së bashkuar në vitet 1943-1944.

 

/www.shhshm.org/