Afaristët nga Ulqini presin përkrahje nga Cungu

July 4, 2013   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Cungu takon afaristet e ulqinitKryetari Cungu prit në takim një grup të afaristëve

Kryetari Cungu prit në takim një grup të afaristëve të cilët aktivitetin e tyre e ushtrojnë në rrugën Hafiz Ali Ulqinaku. Ata kërkuan nga Komuna e Ulqinit që gjatë orarit të ndalimit të komunikacionit në këtë pjesë të rrugës, të mund ti vendosin ulëset në pjesen e paraparë për parking para objekteve të tyre.
Kryetari u shreh se kjo është një praktikë që është realizuar gjatë viteve të më hershme, ku ka pasur edhe keqpërdorime të ndryshme që kanë ndikuar në mbarvajtjen e qarkullimit në qytet.
Nisur nga ky fakt, kemi pasur reagime të mëdha nga ana e qytetarëve tanë, andaj kemi vlersuar të arsyeshme lirimin e këtyre hapsirave publike duke lejuar shfrytëzimin e tyre nga afaristat vetem mbrenda mundësive që i parasheh ligji.
Megjithate duke qenë që ajo zonë është një zonë shumë e frekuentuar nga musafiret që vizitojnë qytetin tonë dhe pas orës 20:00 shfrytëzohet vetem nga këmbesorë, do ta shqyrtojmë edhe një herë kërkesen tuaj u shpreh Cungu.

 

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE