Cungu: Ulqini drejt zgjedhjeve të reja?

July 8, 2013   | Shtypi / Mediji

Nazif-Cungu-Ulqin“Pushteti lokal nuk funksionon siç duhet, kështu që së shpejti mund të presim zgjedhje. Ndoshta kjo do të ishte më korrekte ndaj qytetarëve”, deklaroi kryetari i Ulqinit Nazif Cungu.

Ai për “Dnevne Novine” tha që është i pakënaqur me punën e partnerëve të koalicionit dhe paralajmëroi shqyrtimin e pjesëmarrjes të partisë së vet në pushtetin lokal.

Kryetari i FORCËS nuk e përjashtoi mundësin e koalicionit me PDS. “Ndoshta kjo edhe nuk është keq për të gjithë ne”, tha Cungu.

Shpalljen e zgjedhjeve të reja lokale në Ulqin të dielën i kërkuan dhe nga Partia socialiste popullore, ky është qëndrimi dhe i disa pjesëtarëve të deritashëm të koalicionit, si edhe i Malit të Zi Pozitiv.

 

Ul-Info