Informatë e punës së Qendrës ditore për fëmijë “Sirena” në Ulqin

July 8, 2013   | Shoqëria / Društvo

Qendra-ditore-për-fëmijë-SIRENA-në-UlqinInformatë e punës së Qendrës ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena” në Ulqin, në tremujorshin e dytë për vitin 2013.

 

         Në tremujorshin e dytë të këtij viti janë ndërmarrë dhe janë duke u zhvilluar aktivitete në përmirësimin e kushteve për punë, jetë dhe aktivitete të parapara sipas planit dhe programit të qendrës ditore.

Është duke u realizuar projekti i Agjencisë Turke për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtarë “TIKA” në vlerë prej 34.000,00 €, projekt ky që premton kushte bashkëkohore për punë, trajtim dhe rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjve që ndjekin Qendrën ditore.

Sekretarijati  për administratë dhe veprimtari shoqërore në Komunën e Ulqinit, është duke bërë vlerësimin gjegjësisht orientimin e individëve të cilët ndjekin Qendrën ditore nën përkujdesjen e sekretarit Gazmend Kalabrezi.

Drejtori i Qendrës ditore Bilal Alaj, më 18 dhe 18 qershor 2013, ka organizuar me Qendrën e studimeve infermierore “NIGHTINGALE” nga Tirana formimin e Kartelës individuale për fëmijët e qendrës kartelat i kanë formuar ekspertet Ana Luca, drejtoreshë ekzekutive dhe Kleona Çaushi, Logopediste dhe Psikologe klinike. Kartela individuale përmban këto të dhëna:

–         Informacion personal të fëmijës,

–         Situata e tanishme jetësore e fëmijës,

–         Historikun e zhvillimit duke filluar nga shtatzënia, lindja, lindja e hershme, aftësitë adaptuese, historia mjekësore, reagimet vizuele dhe njësi të tjera.

Vlerësojmë se është bëtë një punë e rëndësishme profesionale për fëmijët, personelin e punësuar dhe prindërit e fëmijëve.

Me 28, 29 dhe 30 qershor 2013 , të punësuarat në Qendren ditore, Profesoresha e mësimit klasorë, Logopedistja (studente),  Psikologja (studente) dhe fizioterapiste (studente), kanë ndjekur seminarin në Qendrën e studimeve “NIGHTINGALE” në Tiranë me temën: “Psikomotoriciteti dhe terapia e lojës, me qëllim që të avancohet ngritja profesionale e të punësuarve”.

Në muajin gusht do të organizohet seminari dyditorë gjegjësisht trajnimi i prindërve të fëmijëve me ekspertet nga Tirana.

Arkitektja Suela Taboku dhe Z. Dejan Jovanoviq, kanë ofruar falas projektin për rregullimin e oborrit të Qendrës, ndërsa inxhinieri i gjeodezisë z. Fadil Vukaj, poashtu falas ka bërë inçizimin e terrenit.

Është ndërmarrë aksioni për pastrimin e oborrit të Qendrës. Për realizimin e këtij aksioni kanë ndihmuar këto persona:

z. Muslim Llolla me  – 40 €

z. Zeqirija Bajrami me – 40 €

z. Asllan Molla me – 20 €

z. Osman Sukaliqi me – 20 €

z. Sheradin Luka me – 50 €

z. Brahim Kallaba me – 50 €

Z. Sheradin Luka dhe Brahim Kallaba janë angazhuar në organizimin e transportit të bërllogut.

Z. Qazim Dragoviq dhe Muhamed Kurti kanë bartur pa pagesë, Qazimi Draga një traktor, kurse Muhamed Kurti katër traktora. Për të bartur pjesën tjetër të bërllokut është angazhuar Qazim Dragoviqi me një çmim shumë të arsyeshëm, gjegjësisht 10 euro për turrë.

Gjatë kësaj periudhe kemi marrë donacion prej 1.000 $ nga Shoqata “Ana e Malit” me seli në New York. Këtë donacion e dorëzoj z. Fatmir Osman Kallaba me datë 24.06.2013.

Në emër të kolektivit të Qendrës përzemërsisht i falënderojmë bashkëqytetarët tanë për përkujdesjen e tyre.

Qendrën ditore brenda kësaj periudhe e vizituan disa individ të cilët ndihmuan në forma të ndryshme e ata janë:

–         Pronari i restorantit “Ponte” z. Adnan Kollari me 100 €.

–         Zonjusha Arbenita Kasneci, me 09 maj 2013, erdhi në Qendër ditore me dy qese përplot të mbushura me lëngje, çokollata dhe lloje të tjera ëmbëlsirash që i solli me rastin e diplomimit në Universitet.

–         “Fucus-grupa” D.O.O, kanë ndihmuar me 100 €

–         Zotëri Besmir Muratoviq, me 50 € si dhe

–         Elion Hasanaga, me 200 €.

Me këtë rast dua ti përcjelli disa fjalë të ngrohta dhe të përzemërta të këtyre të rinjve që i zhvilluam gjatë bisedës tonë. Në mes tjerash ata u shprehën:

Problemet e këtyre fëmijëve janë të shumta dhe të ndryshme. Përpjekjet e tyre janë të vështira, ata nga ne kërkojnë mirëkuptimin dhe mëshirë, kërkojnë që ti trajtojmë njëlloj si të tjerët, nuk guxojmë ti lejmë jashtë botës tonë, sepse ata janë edhe bota e jonë, sepse edhe ata si çdo fëmijë kanë të drejtat e tyre që mos ti injorojmë, ti dëgjojmë, ti respektojmë dhe mos ti harrojmë. Në fund zonjusha Arbenita Kasneci apeloj që këto fëmijë ti shikojmë nga afër ashtu siç janë në të vërtetë fëmijë, fëmijë si gjithë të tjerët.

    Kolektivi i Qendrës ditore “Sirena” përzemërsisht i falënderon të gjithë ata që ndihmuan duke u dëshiruar shëndet dhe mbarësi në familjet e tyre.

 

 

Drejtori,

 Bilal  Alaj