Urimi i PD per muajin e ramazanit

July 11, 2013   | Shoqëria / Društvo

Fatmir-GjekaAgjerim të lehtë dhe frymëzues të muajit të Ramazanit

Kryetari i Partisë Demokratike,z. Fatmir Gjeka ka uruar të gjithë besimtarët islamë, me rastin e fillimit të muajit të madhërueshëm të Ramazanit.
Në këtë urim, ndër të tjera thuhet: “ Me rastin e fillimit të muajit të madhërueshëm të Ramazanit, muajit më të rëndësishëm për besimtarët islamë, ju shpreh urimet më të mira.Ju dëshiroj agjërim të lehtë, harmoni,mirëqenie në familjet tuaja.
“Dihet mirëfilli se muaji i Ramazanit është muaj i sakrificës dhe i përkushtimit ndaj Zotit, uroj që ta kaloni në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve”,- porosit z.Gjeka.

 

Shërbimi për informim i PD