Udhëheqësit e PD-së lëshuan takimin te Cungu

July 23, 2013   | Ngjarjet - Events

Gjoni-Mustafa-GjekaKryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka organizuar të martën një takim konsultativ me të gjithë subjektet politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Ulqinit për të diskutuar lidhur me punen e qeverisjes lokale në komunën e Ulqinit. Në këtë takim ishin të pranishem përfaqësues të Partisë Demokratike, Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Partisë Demokratike Socialiste, Lëvizjes Perspektiva, Partisë Social Demokrate, Partisë së Prosperitetit Demokratik si dhe përfaqësuesi i Partisë Popullore Socialiste.

Kryetari Cungu u shpreh se qellimi i këtijë takimi është për të diskutuar lidhur me normalizimin e punës së Kuvendin Komunal të Ulqinit, që do të ndikoj në fuqizimin e veprimtarisë dhe funksionimit të organeve të qeverisjes lokale në komunen tonë. Komuna e Ulqinit gjendet para disa akteve shumë të rëndësishme për sanimin e gjendjes së saj aktuale financiare siç është plani i sanimit, sigurimi i mjeteve kreditore, rebalansi i buxhetit e të tjerë, mirpo gjendet edhe para disa aktiviteteve intenzive për pregaditjen e investimeve kapitale në rrafshin infrastrukturor siç është sigurimi i mjeteve nga KFW banka për ndërtimin e sistemit të ujësjellsit dhe kanalizimit me vlerë mbi 20milion euro e kështu me rradhë, aktivitete këto pa të cilat Komuna e Ulqinit nuk mund të siguroj një zhvillim dhe prosperitet të qendrueshem.  Nisur nga ky fakt, në interes të qytetit dhe qytetarëve tanë, shpresoj që nga ky takim të dalim me një qendrim të përbashkët në mbështetjen konsensuale të këtyre aktiviteve duke hapur kështu një perspektivë të re për qytetin tonë u shpreh z. Cungu.

Kryetari i Partisë Demokratike z.Fatmir Gjeka përshendeti një iniciativë të tillë por në këto momente nuk shprehi gadishmerinë e tijë për të diskutuar lidhur me këto çështje dhe bashkë me Kretarin e Kuvendit z. Milazim Mustafa dhe Nënkryetarin e Komunës z.Met Gjoni u larguan nga takimi.

Të pranishmit të tjerë në këtë takim u shprehen të gatshem për të marrë pjësë në çdo kuvend, qoft ai edhe i jashtzakonshem, duke deklaruar kështu se ata do të mbështesin të gjitha propozimet e parashtruara të cilat do të ndikojnë në sanimin e gjendjes aktuale si dhe vendimet të tjera të cilat do të hapin një rrugë të re në zhvillimin e qytetit të Ulqinit.

Burimi: Ul-Info