Berisha: Për rrugën Shëngjin-Ulqin, kemi marrëveshje me qeverinë e Malit të Zi

July 24, 2013   | Shoqëria / Društvo

sali-berishaKryeministri Berisha: Absolutisht po, ka një dakordsi të plotë. Me qeverinë e Malit të Zi jemi të marrë vesh në të gjitha aspektet e përpjekjes sonë të përbashkët, për të ndërtuar një kompleks të përbashkët turistik në interesin më të mirë të të dy vendeve. Jemi të marrë vesh edhe për një thellim të përbashkët të Bunës, me qëllim që Buna të bëhet e lundrueshme për anije turistike dhe do ti bëjmë. Problemi është  se potenciali turistik, që eksiton nga ishulli i Shën Jozefit, deri në Gjirin e Drinit është i mjaftueshëm për 3-4 milion turistë  në vit. Vetëm kërkon që të ndërtohet infrastruktura, po ndërtojmë impiantin e ujërave të zeza ,janë hapur tenderat, po fillojnë ndërtimet për këtë dhe po mbaron faza  e parë. Kemi ujësjellësin kemi investuar 9 milion euro në ujësjellës-kanalizime, jemi të pritur të ndërtojmë, që të zgjerohet kapaciteti turistik duhet detyrimisht infrastruktura turistike me moderne dhe ne po e ndërtojmë atë. Imagjinoni ju një moment. Që të lëshohet Velipoja ën gojë të Tom Doshit, a e kuptoni ju sesi do ta shqyente ai me anturazhin e tij. Shkoni shikoni se ç’ka bërë Koço në Himarë. Një nga bizhutë e vërteta të detit Jon ka shkuar dhe ka ndërtuar dy lugetër, ia ka zënë detin të gjithë pjesës tjetër të Himarës, ju kujtoni se Toma është ma pak i uritur. Toma është i uritur sa Koço. Jua them këtë qytetarëve të Velipojës, se çdo votë në drejtimin tjetër shkon ne kundërshtim me interesat jetike të tyre.”

Keshilli i Ministrave