Cungu priti në kabinetin e tij princin Petroviq dhe princin Leka II

August 13, 2013   | Politika

Cungu-Petrovic-Leka II-UlqinKryetari i komunës së Ulqinit z.Cungu priti në kabinetin e tij princin Petroviq dhe princin Leka II

Me ftesë të kryetarit të komunës së Ulqini z.Nazif Cungu me rastin e hapjes së edicionit të 13-të të panairit të librit, në Ulqin ishin të pranishem Princ Nikolla Petroviq nga familja mbretrore malazeze dhe Princ Leka II nga familja mbretrore shqiptare. Ata u priten në kabinetin e kryetarit Cungu ku u diskutua për çeshtje të ndryshme si dhe për mundësin e bashkpunimit në fusha konkrete në mes të dy familjeve mbretrore dhe komunës së Ulqinit.
Kryetari Cungu pas një prezantimi të shkurter për qytetin e Ulqinit, u shpreh se ky takim përçon mesazhet më të mira të një realiteti të ri demokratik, me ç’rast i falenderoj këto dy familje për kontributin e dhënë në këtë drejtim.