Cungu takon përfaqësuesit e klubeve te fudbollit

September 1, 2013   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

klubet e fudbollit-CunguSot në kabinetin e kryetarit të Komunës së Ulqinit Nazif Cungu është mbajtur një takim në mes përfaqësuesëve të KF Otrant, KRF Federal dhe Kryetarit të Lidhjes futbollistike të regjionit jugor të Malit të Zi, z. Gjuroviq. Objektiv i këtij takimi ka qenë shqyrtimi i gjendjes në KF Otrant dhe gjetja e zgjidhjes me qëllim të pjesëmarrjes së ekipit senior të këtij klubi në sezonin e garave 2013/2014.

Në takim në mes tjerash është arritur marrëveshja në bazë të të cilës për shkak të situatës së vështirë financiare në KF Otrant, lojtarët do të riregjistrohen në KRF Federal , i cili i plotëson kushtet e nevojshme për pjesëmarrje në gara në ligën e tretë të regjionit jugor të Malit të Zi. Gjithashtu është rënë dakort që të bëhen ndryshime dhe plotësime të Statutit të KRF Federal me të cilat do të rregullohej pjesëmarrja e përfaqësuesve të organeve të administratës lokale të Komunës së Ulqinit në organet drejtuese të KRF Federal. Z. Gjuroviq në takim ka theksuar se kusht për pjesëmarrje në garat 2013/14 është pagesa e garancisë në shumën prej 2000 Euro. Në bazë të kësaj në mes të Komunëssë Ulqinit dhe KRF Federal do të lidhet marrëveshja për financimin e pjesëmarrjes në garat 2013/14. Më hollësisht për të gjitha do të merren vesh në takimin e radhës i cili do të mbahet të hënë.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE