Organizimi i kongreseve dhe seminareve ne Hotelin Mediteran

October 4, 2013   | Turizmi / Turizam

Turizmi i kongreseve dhe seminareve ne Hotelin Mediteran

Hotel-Mediteran-UlqinRritja e qytetërimit modern, rritja e mundesive te komunikimit në nivel ndërkombëtar, rritja e të dhënave të informacionit, rritja e mesazheve transmetuese ndërmjet njerëzve ka bërë tepër të domosdoshme kontaktet e njerëzve me njëri-tjetrin. Për këtë qëllim luajnë një rol të pazëvendësueshëm tubimet e mëdha – kongreset, si pikë takimi, si mjet komunikimi ku ballafaqohen përvoja, këmbehen ide dhe hidhen produkte të reja në treg. Si vijim, Udhëtimet e motivuara nga profesioni, kohët e fundit janë bërë një segment I rëndësishëm I ofertës së Hotelit Mediteran.
salla-kongresit-seminarit-hotel-mediteran-ulqin
Kohët e fundit po vihet re ky trend I I lëvizjeve të njerëzve nga vendet e tyre të punës dhe banimit për në Ulqin dhe tek ne në Hotel, në kërkim të një strukture të kualifikuar dhe të përshtatshme per zhvillimin e kongreseve – të cilën ne me kënaqesi jua sigurojmë.
Zhvillimi I një kongresi me sukses, kërkon një punë parapërgatitore të organizuar mire prandaj stafi ynë professional qendron në gadishmëri. Një element mjaft I rëndësishëm I kësaj pune është edhe planifikimi I qendrimit, ku ne në Hotel Mediteran mund të ofrojmë një akomodim të një numri të konsiderueshëm përsonash. Pastaj vijojn lokaliteti I favorshëm që mundëson vizita dhe ekskurzione turistike me interesa turistike. Fakt ky qe e liston Hotel Mediteranin të mundesoj dy tipet e rendësishme të kongreseve :
Kongreset shkencore : mbledhjet që bashkojnë ekspertë të të njëjtës fushë shkencore të të njëjtit nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Karakteristikë e të cilëve ështe se, përvec realizimit të aktivitetit të tyre kryesor për të cilin janë mbledhur, organizojnë dhe vemprimtari turistike. Të tilla mund të jenë vizitat turistike të monumenteve histurike e kulturore të Ulqinit, organizimi i koktejeve, banketeve.
Dasma-hotel-mediteran-Ulqin
Kongreset idelogjike : të cilat bashkojnë njerëz me bindje të njëjta partiake ose përkrahës të të njëjtës vijë ideologjike, qofshin anëtarë apo simpatizantë të parstisë ose organizatës në fjalë. Ku mund të përfshihen : Simpoziume, Seminare, Mitingje apo kuvende.
Në Hotelin Mediteran ne besojmë që përgaditja e salles ku do të zhvillohet evenimenti ndikon mbi ecurinë pozitive të saj.
Dasma-hotel-mediteran-Ulqin-1
Prandaj me poshtë po paraqesim dy mënyra organizimi :
Salla e banketeve në hotel Mediteran është një nga sallat më të mëdha shumë funksionale për takime, konferenca dhe bankete, në Ulqin. Me Kapacitetet maksimale:
  • · Vendosja për pritje 515
  • · Vendosja në formë teatri 320
  • · Në formë U 165
  • · Vendosja në formë klase 320
Salla-konferencave-hotel-mediteran-ulqin
Salla e konferencave ofron një ambient të shkëlqyer për konferenca, prezantime dhe takime për një numër mesatar personash. Kapacitet që janë përmendur më tej në tekst, nuk përfshijnë tarracën e hapur, e cila mund të përfshihet për vende shtesë, ose mund të shërbejë si shtese për kokteje ose takimi te hapur. Kapacitetet maksimale:
  • · Vendosja për pritje 200
  • · Vendosja në formë teatri 125
  • · Në formë U 65
  • · Salla e leksioneve 125
salla-kongresit-seminarit-hotel-mediteran-ulqin
Gjatë zhvillimit të një evenimenti, restoranti parashikon shërbime tipike dhe për cdo shërbim harton mënyrën perkatëse. Shërbimet që jepen nga restoranti në kto raste janë:
  • · Kokteje dhe darka e pritjes ( në mbërritje të pjesëmarrësve),
  • · Dreka pune ( ushqime të lehta që ndërpresin seancat e punës për një periudhë të caktuar),
  • · Kafe në pushime të shkurtra në mengjes ose pasdite, shoqëruar me pije të ndryshme
  • · Bankete ose darka të përbashkëta për kongresmenët dhe bashkëpunëtorët e tyre memeny tipike rajonale dhe klasike,
  • · Darka e percjelljes e shoqëruar me muzikë dhe meny më të pasur.
    Martesa-kokteje-Banketa-Hotel-Mediteran-Ulqin

Njeriu motivohet per të ndryshuar vendodhjen e tij jo vetëm nga koha e lire, por dhe nga prirjet e vecanta në sferën prodhuese. Kriteret e vlerësimit , qellimi I organizimit të udhëtimit, koha dhe vendi I organizimit janë të ndryshme nga turizmi I kohës së lire. Prandaj, Hoteli Mediteran kupton nevojat e klijenëve qofshin turistë apo lokal, dhe siguron plotësimin e pritshmërive të tyre.