Ekipi Ana e Malit në Milano të Italisë

October 10, 2013   | Sporti / Sport

ekipi-ana-malit-ulqinFituesi i turneut në futboll të vogël  të organizuar për nder të festës së Shën Ndout në Ulqin , ekipi  Ana Malit do marrë pjesë në turneun ndërkombëtar në qytetin e Milanos prej datës 11-14. 10. 2013 në të cilin turnir do marrin pjesë 16 ekipe nga shtete të ndryshme të Europes.

Ekipi i Anës së Malit do përfaqësoj Komunën e Ulqinit në qytetin  e Milanos. Djelmoshave tonë iu urojmë rrugëtim të mbarë dhe të kthehen më fitore.