Artizanët nga Ulqini në ruajtjen e trashëgimisë në Tetovë – Video

October 27, 2013   | Shtypi / Mediji

panairi i veshjes ne tetovePanairi i sotëm është organizuar nga shoqata e artistëve dhe artizanëve Globusart nga Ulqini në bashkëpunim me komunën e Tetovës. Ai do të jetë i hapur në qendër, edhe ditën e sotme, ndërsa dy ditët e tjera, do mbahet në Galerinë e Arteve Pamore në Tetovë.

Në organizim të shoqatës së artistëve dhe artizanëve Globusart nga Ulqini dhe me mbështetje të komunës së Tetovës në hapësirën e jashtme të Pallatit të kulturës u hap në mënyrë solemne Panairi i artistëve dhe artizanëve nga vendi dhe rajoni. Në këtë panair me punimet e tyre morën pjesë artistë dhe artizan nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.

Në fjalën e saj ndaj të pranishmëve kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi tha që komuna e Tetovës konsideron artin dhe kulturën si pjesë e pandashme të zhvillimit të qytetit, prandaj një  përzgjedhje e gjerë e aktiviteteve kulturore dhe angazhimi ne ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë  kulturore, rrit peshën dhe vlerën e çdo qyteti.

“Aktivitetet e këtij panairi  janë shumë të rëndësishme në rritjen e shumëllojshmërisë së ngjarjeve kulturore për qytetarët e Tetovës . Artizanët përveç demonstrimit të punimeve të tyre, në të njëjtën kohë promovojnë edhe vlerat e trashëgimisë së pasur  kulturore. Promovimi i artit, kulturës dhe  ruajtja e trashëgimisë kulturore është një nga prioritetet e komunës sonë prandaj ne këto evenimente do ti mbështesim në vazhdimësi. Arti dhe kultura nuk njohin kufi dhe ne gjithmonë do të jemi në shërbim të stimulimit, motivimit dhe rritjes së potencialit krijues si dhe rruajtjen dhe kultivimin e vlerave tona  kulturore dhe historike.” theksoi kryetarja Teuta Arifi.

Ky panair do të jetë vazhdojë të mbahet në hapësirën para Pallatit të kulturës  edhe ditën e diel ndërsa ditën e hënë dhe të martë do të zhvillohet në objektin e Galerisë së  arteve pamore në Tetovë.

Bashkim Sulejmani
Alsatmtv