Karamanaga: Shetitorja e Ulqinit e papastër – Video

October 27, 2013   | Reportazh / Reportaža

Shetitorja e Ulqinit e papastër” SOT-Si e gjejm ne mengjes dhe si e pastrojn punetoret e pastrimit. Ju gjykoni kush është fajtor…” në ket Fotografi…… Zana Sarvan

Përmes këtij aktiviteti u bë e dukshme se Ulqini është kthyer një qytet të papastër. Këtë e dëshmojnë më së miri pamjet ee përditshme të grumbullimit të mbeturinave kudo nëpër shetitoren e Ulqinit.

Kjo pamje e shetitores  është treguesi i urgjencës që nevojitet për ndryshimin rrënjësor të mënyrës së administrimit e qeverisjes së një qyteti.

Është jashtë çdo standardi katandisja e jetës së qytetarëve kësisoj, qoftë nga pikëpamja e shëndetit publik, ambientit dhe mbi të gjitha dinjitetit të çdo qytetari që jeton e punon në Ulqin.

Për pastrimin dhe kujdesin për ambientin në përgjithësi  shprehet  Zana Sarvan duke cekur në faqe të Facebokut ” SOT-Si e gjejm ne mengjes dhe si e pastrojn punetoret e pastrimit. Ju gjykoni kush është fajtor…” në ket Fotografi……

Shetitorja e Ulqinit e papastër-1

Karamanaga shprehet se duhet të riorganizojmë inspektoratin përkatës dhe do të krijojmë kushte që Policia dhe Gjykata të ndërmarrë masa dhe të ndjekë përgjegjësit.

Shetitorja e Ulqinit e papastër-2

Vetëm në këtë mënyrë konsiderojmë të krijojmë një standard për mbrojtjen e ambientit, njëkohësisht të sigurojmë dinjitetin e nevojshëm për çdo qytetar të Ulqinit.

Ismet Karamanaga Facebook

YouTube Preview Image