Top modeli në Veshje tradicionale shqiptare + Foto

October 27, 2013   | Lajmet / Vijesti

gjini-Arbenita-NikeziqShumë personalitete nga moda nuk i shpëtuan dot tundimit për të pozuar me veshje popullore shqiptare, ku fotografi  ka vënë në fokus të aparatit të tij personalitetet e fushës se artit dhe modës.

Për të pozuar me veshje kombëtare shqiptare nuk u la të shpëtonte pa fotografuar edhe Top Modeli nga Ulqini që jeton në Paris të Francës, Adnan Gjinaj  i cili vizitoi Çikagon gjatë muajit prill 2013, i ftuar në ceremoninë e fejesës me Arbenita Nikeziqin.

Fotografi e fotografoi atë me Arbenita Nikezin me veshje popullore shqiptare në mjediset e hotelit ku u mbajt ceremonia.

Të dy personazhet si Adnan Gjinaj  dhe Arbenita Nikezi jan fotografuar tregojnë respekt dhe e vlerësojnë kostumografinë dhe traditat tona popullore.

Ato kan tërhequr vëmendjen e botës së modës për origjinalitetin që e ka burimin në shfrytëzimin e traditës shqiptare popullore të veshjeve.

gjini-Arbenita-Nikeziq-1

Në këtë rast, kostumeve popullore shqiptare nga Mali i Zi, që janë një univers më vete në thesarin botëror, ku ulqinaku me ulqinaken u ka shtuar kreativitetin dhe estetikën ekstravagante.

Adnani së fundmi ka qenë pjesëmarrës në javën e modës në Milano, ku ka sfiluar për markat si Burberry, Misioni, Canali, Prada e shumë tjera.

gjini-Arbenita-Nikeziq-1

Përveç këtyre paraqitjeve, Adnani ka sfiluar edhe për firmat më të mëdha në botë si Lanvin, YSL, Marc Jacobs, Kenzo, Moschino, DKNY, Cerruti etj, dhe ka qenë në kopertinat e shumë revistave botërore si Vogue, Bazar, GQ, Dazed and Confused, Hero.
adnangjini

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Adnani ka bërë të ditur se ky ka qenë “momenti më i lumtur në jetë’, ndërsa Arbenita për të dashurin e saj e ka vlerësuar si “njeriun më special në të gjithë universin”./Lajme nga Ulqini/