Nika: Kërkesa për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të komunës së Ulqinit mbi shkurtimin e mandatit

October 30, 2013   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet Nika_ULQINShkruan Muhamet  Nika

Kërkesa për thirrjen e kuvendit  të jashtëzakonshëm të komunës së Ulqinit mbi shkurtimin e mandatit

Këtyre ditëve 22 këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, votuan kërkesën për t’i shkurtuar mandatin vetë vetës, pas krizës e cila përfshiu partnerët e koalicionit qeverisës  që ushtrohet nga Forca ,Partia Demokratike dhe Esdp-ja…

Në kërkesën e  hartuar dhe të iniciuar nga kryetari i DPS-së, së Ulqinit  , zoti Loro Ndrekiq thuhet , përveç tjerash edhe kjo, se : “Administrata lokale karakterizohet nga :javashllëku burokratik, bashkëpunimi jo i mjaftueshëm, mos efikasiteti i zbatimit të ligjit, mungesa e dokumentacionit për planifikim, shtimi i numrit të punëtorëve, rënia e standardit jetësor të qytetarëve, shpenzimet tepër të larta bublike që shqetësojnë. Kurse ekonomia e zezë  është duke provokuar punën e qeveritarëve vendorë dhe shtetërorë…, pastaj proceset e mëdha  të lëndëve gjyqësore etj,….?!!! Duke  vështruar çështjen nga këndi ynë, përmendim një mesele   e cila na  mëson për atë që në popull njihet si “vakia e evgjitit”

Kur i preu “jevgjiti”  koqet….?!!!

Në këtë situatë tepër konfuze që zotëron në Komunën e Ulqinit  është krejt e kuptueshme se kuvendit i takon të marrë hapat e daljes nga kriza. Por sipas praktikës  që ngjan në vendet tjera, e që e rrokë edhe logjika, kuvendi, nuk do të duhej t’i shkurtonte mandatin vetes , por ekzekutivit.  Ndërsa, kjo që ngjau,  me kuvend , i bie të jetë si puna e atij jevgjiti, i cili  për inat të shoqes, kur ajo  e  tradhtoi ,   vendosi t’ia presë koqet vetës…?!!! Mendojmë se po t’i pyesësh të gjithë votuesit, të cilët u rrinë pas këshilltarëve, nënshkrues të kërkesës  për shkurtim  të mandatit, me siguri që as nuk do ta kërkonin e as arsyetonin këtë veprim.

Dihet se tre funksionet e kuvendit, kudo në botë,  janë  përfaqësimi i qytetarëve, nxjerrja e vendimeve dhe kontrolli i pushtetit, krijohet përshtypja se këshilltarët e këtij mandati nuk patën aftësi dhe kondicion  të merren me tre funksionet e parlamentit të cilave u kanë dalë zot se do t’i kryejnë. Dhe nëse atyre,u  ka ndodhur, sipas asaj që njihet në popull kur thuhet, se “O nëne s’jemi për këtë punë”, për ta do të ishte më mirë që të gjithë pa përjashtim, të  tërhiqen nga kandidimi për  listat e  ardhshme zgjedhore të subjekteve të veta.

Tjetër, vlerësimi,  kur thuhet në kërkesë  se,” administrata  vuan nga  burokraci”, si konstatim edhe nëse është kështu, nuk i takon të thuhet nga këshilltarët-kuvendi, sepse ai ka mandat  për të dhënë  vetëm vlerësime politike, përndryshe nëse ai ,  edhe e voton këtë  , i bie që  vlerësimi të anojë nga diktatura e dikujt, ose thjeshtë  ngjan jetë shumë i manipuluar.  Ndërsa,rreth çështjes  së burokracisë,  të shkeljeve ligjore etj., sipas  skemës së ndarjeve të pushteteve në Mal të Zi, me këtë i takon të merret  prokuroria dhe se  nuk është fare punë  e kuvendit. Por nëse dyshohet se  administrata  bënë shkelje ligjore…., kuvendi  do të duhej të përgatisë  raport të veçantë të deformimeve eventuale, të rrijë pas tyre, me votë,  dhe  të njoftojë prokurorinë për të marrë masat e duhura. Për ndryshe, nënshkrimi i kërkesës së tillë dhe votimi i saj në parlament nga të gjithë këshilltarët, aktualisht ngjall  dyshim…?!!!

Cungu si Obama dhe ngjarja në Pazar të Shkodrës…?!!!

Para disa ditëve, pamë një  ngjarje tepër interesante, e cila ndodhi për herë të parë në Amerikë  dhe botë. Kongresi Amerikan, duke mos pyetur fare për administratën e Obamës, vendosi të votojë vendimin, që t’ia pushojë nga puna 800 mijë zyrtarë federalë. Kush e hartoi këtë vendim në kongres , pak ose aspak  ka rëndësi. Por është tepër e rëndësishme  të dihet se kush e hartoi  kërkesën për shkurtim të mandatit në Ulqin… Athua se  autori i tekstit, diti ta mbasi  si duhet dhe ta vlerësojë  “ në sy ”, si i thonë fjalës, numrin e këpucës (mendojmë në   kërkesën e nisur)e cila duhet t’i bie partnerit  të ardhshëm pa gabim…Prandaj, kur flitet për përplasjen  Cungu, Gjeka, të paktën sipas procedurës dhe përvojës, kërkesa(masa  e numrit të këpucës),nuk  i takonte të dilte nga zyrat e DPS-it. Ajo do të duhej të dilte nga zyrat e dy partive shqiptare…, kujdes  që mos të vritet këmba pa masë …?!!! Duke vazhduar , shpjegimin, me metaforë , kujtojmë opinionin , se vetëm  dikur në Pazar të Shkodrës, i kish bërë “vaki” një këpucari, të dashurohej marrëzisht në një bukuroshe… dhe  të cilës , momentin e shpalljes së dashurisë , ia  bëri në mënyrë tepër karakteristike…, thuhetn që ditën , kur bukuroshja po porosiste këpucët te ai, këpucari, i tha se, “ nuk ka nevojë  fare ,për matje  të këmbës, sepse atë ta kam matur  çdo ditë në sy kur kalon rrugës…”  këtë ngjarje reale të këpucarit  dhe bukuroshes flitet se populli e përjetësoi në këngë…Nuk ka fare dyshim se  Dps,është  tepër  dashuruar si “këpucari”, veç që  mbetet të dihet se kujt ia ka matur në sy –  me “ dashuri “ këmbën…..?!!!.

Edhe pse ndoshta nuk bën të krahasosh të pakrahasueshmen, nuk është e tepërt për fund të cekët se fjala bie Kongresi Amerikan i ballafaquar me problem të mosfunksionimit të administratës federale, vendosi të shkarkojë nga puna rreth 800 mijë punonjës të administratës  federale duke marrë ndoshta edhe ushtrimin e punëve të saj…?! Për këtë, mund të nxirret përfundim, që  “Krijuesi , kudo në botë , gjithherë e vë ose e shkarkon krijesën, e kjo gjë është edhe rregull hyjnor….”, ndërsa këtu në Ulqin, po duket  ndodh e .

Ne po vazhdojmë të merremi, në mos gabohem , me atë psikologjinë , e një personazhi , në romanin” Njerëzit”, të Hivzi  Sylejmanit, i cili pas shpjegimit që bënë komisari i partisë rreth  botëkuptimit materialist të ekzistencës , kujtohet ta pyes atë , me qëllim provokimi, se ” kush na qenka më  e vjetër veja apo pula” duke vënë në hall komisarin…

Ky vështrim , me siguri ,edhe pse  nuk e pati këtë qëllim, lë të krijohet bindja  se në përplasjen Cungu Gjeka, plasjen po mundohet ta bëjë Ndrekiqi, kuptohet,nëse “Qendra” nuk ka ndonjë plan tjetër nga prapaskena e saj , pas krizës së vazhdueshme parlamentare , që në Ulqin, zgjat  nga viti 2006…?!!!