Halloween festohet edhe në Ulqin – Video

November 2, 2013   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Halloween Party Queen's Ulqin - UlcinjHalloween, është një festë e përhapur vitet e fundit edhe në Malë të Zi, sipas të gjitha gjasave në sajë të rëndësisë, që i ka dhënë më së shumti kinemaja dhe televizioni.

Nata e Shtrigave ose Halloween ka filluar që të festohet edhe në Ulqin. Qysh në orët e para të mbrëmjes nëpër qendër të Ulqinit kanë dal shumë fëmijë të veshur me pelerina të shtrigave dhe maskota të ndryshme.

Halloween e ka prejardhjen në kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të keltëve, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit.

Halloween Party Queen's Ulqin - Ulcinj-1
Edhe pse nuk ka shumë njohuri për këtë festë, nxënësit që u bashkuan ne lokalin Queen’s të Ulqinit te maskuar me vizatime të ndryshme  në fytyrë, thonë se e kan në qejf këtë natë. Përgjatë sheshit të rrugës “Hafiz Ali Ulqinaku” në Ulqin vëreheshin edhe fëmijë të tjerë në numër jo të vogël të cilët kishin vënë në fytyrë maskota të ndryshme që simbolizojnë këtë natë.
Halloween Party Queen's Ulqin - Ulcinj-2
Duhet cekur se jo vetëm të vegjlit nuk kanë njohuri për Halloween, por edhe të rriturit. E vetmja gjë që si duket qytetarët dinë për natën e shtrigave është se kjo natë festohet në Evropë dhe në botë dhe si rrjedhojë edhe  Mali i Zi si pjesë e Evropës duhet të festoj.
Ndryshe nata e shtrigave është pagane dhe daton që nga kohët e lashta, kurse në Ulqin ka filluar të festohet tek tani, andaj edhe qytetarët mund të arsyetohen pse nuk kanë shumë njohuri për të.

Halloween Party Queen's Ulqin - Ulcinj-3
Nata e Shtrigave ose Halloween është një festë kristiane me rrënjë pagane, e cila shënohet çdo me 31 tetor, dhe po merr përmasa botërore. Ajo rrjedhë nga Keltët e lashtë të cilët besonin se kufiri i kësaj bote dhe botës së ardhshme është mes verës dhe dimrit. Ata përdornin fryte të ndryshme, në veçanti kunguj të gërryer, të cilët i gdhendnin me kujdes që t’i përngjajnë fantazmave për t’i trembur shpirtrat e këqij.

E më pas, 1 nëntori është dita, kur shpirtrat kërkonin trupa për t’u mishëruar në ta.

Halloween Party Queen's Ulqin - Ulcinj-5

 

Halloween Party Queen's Ulqin - Ulcinj-4