KK Champion mori pjesë në “Trofeu i Tivarit 2013”

November 2, 2013   | Sporti / Sport

Klubi i karatese Champion pati edhe nje pjesmarrje te suksesshme,garen “Trofeu i Tivarit 2013”qe u mbajt me 26 tetor 2013.Pjesmarres ishin 10 shtete te Evropes,47 klube, 750 garues.Champion mori pjese me 11 nxenes duke fituar keshtu me 8 medalje dhe 1 kup. Ne ndeshje individuale me medalje te arte u kurorezua Melita Shata.Kurse me medalje bronzi Andrea Dragojeviq dhe Eliza Markiq.

KarateClub Champion Ulcinj

Ne ndeshje ekipore ne nje konkurenc mjaft te madhe,me medalje argjendi u shperblye ekipi i perbere nga: Eliza Markiq,Melita Shata,Andrea Dragojeviq,Ivana Rangjelloviq te cilat ne finale u ndeshen me ekipin e federates se Beogradit. Ne kata individuale me medalje bronzi u kurorezua Leona Markiq.

Dy muajt ne vijim do te jene sfidues per klubin e karatese Champion i cili do te perfaqesohet ne disa evenimente ,sic jane kampionati boteror ne Spanje,garat ne Tirane,Gostivar,Sarajeve dhe disa gara ne Mal te Zi,deklaron mes tjerash traineri i kk Champion, Lek Markiqi.

KarateClub Champion Ulcinj