Ulqin: Rritet interesimi për ndërtim nga Rotana hotels Group + Foto

November 4, 2013   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Selim El Zyr-President & CEO of Rotana-Nazif-Cungu-Ulcinj-MontenegroRritet interesimi për ndërtimin e kompleksi turistik në Plazhin e Madh nga Rotana hotels Group

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, priti Selim El Zyr, direktorin dhe fondatorin e Rotana Hotel Group

Kryetari i komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ka pritur një grup investitorësh nga Libani të Rotana Hotel Group, të cilët janë të interesuar për ndërtimin e një kompleksi turistik në Plazhin e Madh.
Nazif Cungu, priti Selim El Zyr, direktorin e Rotana Hotel Group

Në kuader të këtij takimi investitorëve libanez  në krye me direktorin dhe fondatorin e Rotana Hotel Group z. Selim El Zyr iu prezantuan mundësitë e investimeve dhe valorizimit të Plazhit të Madh. Në deklaratën për shtyp të Zyrës së kryetarit të Komunës së Ulqinit thuhet se investitorët libanez kanë shprehur gatishmëri për ndërtimin e një kompleksi turistik me 4 apo 5 yje në këtë zonë, me të gjithë infrastrukturën përcjellëse.
Selim El Zyr-President & CEO of Rotana-Nazif-Cungu-Ulcinj-Montenegro-01

Kryetari Cungu me bashkëbiseduesit nga libani u takovën për her të pare në Panairin e patundëshmerive në Mynih të Gjermanisë.

YouTube Preview Image